Prishtinė, 03 prill 2008

 

 

                                                                                                                                                             Deklaratė

 

 

            Aleanca Kosova e Re, vlerėson lartė vendimi e Gjykatės sė Hagės pėr lirimin e z. Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajt. Ne kemi qenė gjithmonė tė bindur nė pafajėsinė e tij dhe nė luftėn e drejtė qė ka bėrė Ushtria Ēlirimtar e Kosovės. Ky vendim dėshmon edhe njė herė vlerat e patjetėrsueshme tė UĒK-sė. Shpallja e z. Ramush Haradinaj si tė pafajshėm ėshtė rasti mė i mirė pėr tė kuptuar drejtė luftėn nė Kosovė dhe sakrificat e kėtij populli

            AKR shpreh keqardhje pėr dėnimin e Lahi Ibrahimaj, me shpresėn se edhe ai do tė lirohet sė shpejti.

            Aleanca Kosova e Re, uron familjen Haradinaj dhe Balaj, pėr shpalljen tė pafajshėm tė z. Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj, duke shpreh bindjen se ky ishte njė moment gėzimi pėr gjithė popullin e Kosovės.

 

                       

 

Deklaratė

 

Aleanca Kosova e Re me vėmendje tė veēantė e ka pėrcjellė gjendjen e krijuar nė Mitrovicė pas hyrjes me dhunė tė protestueseve serbė nė Gjykatėn e Qarkut, qė nga e premtja e kaluar.

AKR nė vazhdimėsi ka bėrė me dije se mosfunksionimi i institucioneve kosovare, nė atė pjesė tė Kosovės dhe lejimi i veprimeve tė tilla tė institucioneve tė Serbisė, e dėmton rendė sovranitetin e Republikės sė Kosovės dhe krijon paralelizma tė pushtetit.AKR duke qenė e vetėdijshme pėr gjendjen e krijuar me kėtė rast, veprimin e policisė sė UNMIK-ut pėr ta rikthyer nėn kontroll kėtė institucion, e vlerėson tė drejtė, dhe kėrkon nga autoritetet e drejtėsisė qė tė ndėrmarrė masa ligjore ndaj tė gjithė atyre qė kanė krijuar kėtė gjendje.AKR vlerėson se qeveria e Republikės sė Kosovės ka dėshtuar nė shtirjen e sovranitetit nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės dhe me kėtė ka treguar paaftėsi tė qeverisjes, duke mundėsuar kėshtu veprimin e institucioneve tė Serbisė, brenda territorit tė Kosovės. AKR kėrkon nga qeveria e Republikės sė Kosovės dhe nga institucionet e tjera qė tė jetė e pėrgjegjshme nė pėrmbushjen e detyrave dhe obligimeve tė veta, duke e shtrirė pushtetin nė gjithė territorin e Republikės.

 Ne vlerėsojmė, se veprimet e tilla e dėmtojnė rėndė funksionalitetin e institucioneve dhe kėrkojmė nga tė gjithė mekanizmat shtetėrorė, garantimin e papengueshėm tė veprimit tė institucioneve tona, nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės.

 

 

Aleanca Kosova e Re

 

 

 

Deklaratė

 

            Aleanca Kosova e Re, me respekt dhe mirėnjohje tė thellė, falėnderon, tė gjitha ato shtete, qė tashmė kanė njohur Pavarėsinė e Kosovės, duke besuar se shumė shpejt do tė vendosen edhe lidhje diplomatike nė nivel Ambasadorėsh, me kėto vende. Procesi i njohjes sė shpejtė tė Kosovės, si Shtet i Pavarur dhe Sovran, ėshtė i njė rėndėsie jashtėzakonisht tė veēantė, prandaj ne besojmė fuqishėm, se nė ditėt nė vijim, Kosova do tė njihet nga shumica e vendeve tė Botės.

AKR, pėrgėzon tė gjithė qytetarėt e Kosovės pėr maturinė dhe pjekurin qė treguan gjatė festimit nė Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, dhe nė ditėt nė vijim. Niveli i qytetėrimit, qė u tregua me kėtė rast nga kosovarėt, ishte pėr t’u ēmuar dhe vlerėsuar lartė.

            Kosova do t’u jetė gjithmonė mirėnjohėse, shteteve qė nė vazhdimėsi, sikurse deri me tash, po mbėshtesin Kosovėn dhe institucionet e saj. Ne i garantojmė miqtė tanė se Kosova, do tė dėshmojė, edhe nė tė ardhmen, nivel tė lartė tė tolerancės, barazisė dhe do tė jemi gjithmonė tė hapur pėr bashkėpunim, veēanėrisht nė procesin e integrimi tė Kosovės nė Bashkimin Evropian.

            Njohja e Kosovės shtet i Pavarur nga SHBA dhe vendet mė tė zhvilluara nė Botė, ėshtė njė tregues i mirė i tė ardhmes Euroatlantike tė Kosovės. Vendosmėria e miqve tanė, pėr ta ndėrtuar Republikėn e Kosovės, si shtet demokratik, ėshtė dhe vazhdon tė jetė ndihmesa mė e madhe qė i bėhet vendi tonė, nė kėtė fillim tė ekzistimit si Shtet i Pavarur.

            Aleanca Kosova e Re, dhe Kryetari Behgjet Pacolli janė tė vendosur pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės, duke qenė tė bindur se krahas stabilitetit qė po vendoset nė Ballkan dhe nė Evropėn jug-lindore, Kosova do tė thelloj nivelin diplomatik tė bashkėpunimit me tė gjitha vendet qė tashmė kanė njohur mėvetėsinė e vendit tonė. Ne do tė jemi tė hapur pėr bashkėpunim edhe me vendet e tjera, tė bindur, se edhe ato do tė jenė, shumė shpejtė, tė renditura nė anėn e vendeve qė tashmė kanė njohur Shtetin mė tė ri nė Botė, Kosovėn.

 

    Aleanca Kosova e Re

 

 

 

DEKLARATĖ

Prishtinė 14.02.2008

Tė nderuar qytetarė, anėtarė dhe simpatizantė tė Aleancės Kosova e Re,

 Tani ėshtė afruar momenti historik pėr Kosovėn, Popullin e saj dhe po vihen themelet e shtetndėrtimit tė vendit tonė.

Kėto ditė pritet shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės.

 Ėshtė shumė me rėndėsi qė kėtė akt, gjegjėsisht momentin e deklarimit tė saj, ta pėrjetojmė me pjekuri, dinjitet dhe pa eufori.

 Pėr Kosovėn ėshtė me rėndėsi Pavarėsia dhe fillimi i ndėrtimit tė shtetit tė sė drejtės, shtetit demokratik, multietnik, multifetar dhe inkuadrimi i Kosovės nė proceset integruese drejt shoqėrive demokratike dhe tė pėrparuara.

Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė befasi e rastit, por meritė qė del nga njė proces i gjatė, me shumė sakrifica dhe flijime.

Pėrpjekjet shekullore tė Popullit tė Kosovės pėr Liri dhe e drejta pėr tė jetuar i barabartė me tė tjerėt, tani po kurorėzohen me Pavarėsinė e shumėpritur. Pėr kėtė ne, Aleanca Kosova e Re, u jemi mirėnjohės tė gjithė brezave qė vepruan, e sidomos atyre qė dhanė mė tė shtrenjtėn, jetėn e tyre. Ne u jemi mirėnjohės tė gjithė botės demokratike, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Europės, dhe miqve tanė kudo nė botė, qė tė drejtėn tonė legjitime pėr Pavarėsi e mundėsuan tė bėhet realitet.Miqtė e Kosovės, Organizata e Kombeve tė Bashkuara me praninė e tyre nė Kosovė, bashkė me organizatat tjera qeveritare dhe joqeveritare, si dhe KFOR-in, mundėsuan qė Kosova tė pėrgatitet nė mėnyrė tė denjė pėr aktin e Pavarėsisė, pėr ēka Populli i Kosovės do t’u jetė mirėnjohės gjithmonė. Aleanca Kosova e Re, duke falėnderuar, dėshmon fuqishėm se tė gjithė kėta qė pėrmendėm, mbeten pjesė e historisė sė lavdishme tė Kosovės.

Qytetarė tė nderuar, 

tė tregojmė me maturi se Pavarėsia ėshtė dėshmia e pjekurisė sonė pėr shtetndėrtim.T’i ikim provokimeve tė mundshme dhe t’i gėzohemi Pavarėsisė nė mėnyrė tė natyrshme, tė festojmė nė familje me miq, ta pėrjetojmė shpirtėrisht, qė kjo ditė tė jetė njė festė e shenjtė. Ne, Aleanca Kosova e Re, pėrgėzojmė gjithė Popullin e Kosovės pa dallim etnie, feje, race, pėr Pavarėsinė dhe fillimin e ndėrtimit tė shtetit mė tė ri nė botė. Pavarėsia ėshtė e gjithė Popullit tė Kosovės.

Kosova e pavarur tani ėshtė shumė mė afėr fqinjėve tė saj, do tė jetė njė shtet i civilizuar, pa kufij klasikė, do tė garantojė barazinė e tė gjithėve qė jetojnė e donė tė jetojnė nė Kosovė, atyre qė e donė Kosovėn, do tė garantojė Lirinė e plotė tė lėvizjes sė njerėzve, ideve, mallrave dhe kapitalit. Kosova do tė jetė e integruar nė rajon dhe shpejt do tė jetė pjesė e Evropės Demokratike.

Pavarėsia i hap horizontin Kosovės pėr punė, zhvillim ekonomik dhe prosperim tė gjithėmbarshėm, pėr ēka unė, qytetarė tė nderuar, apeloj te Ju, qė tė mobilizohemi pėr kėto sfida.

Me fat tė gjithėve!

Behgjet Pacolli,

Kryetar i Aleancės Kosova e Re

 

 

 

 

Prishtinė, 14 Korrik 2007

Aleanca Kosova e Re kėrkon shkarkimin e stafit udhėheqės tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe emėrimin e njė stafi emergjent ekspertėsh pėr sanimin e gjendjes nė kėtė Ministri

 

Raporti i fundit i ardhur nga zyra e Auditorit Gjeneral, me tė cilin publikohen parregullsitė nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ėshtė shokues. Jo pėr faktin se nuk kanė qenė tė ditura keqmenaxhimi dhe aktivitetet ilegale nė kėtė Ministri, por se cilėsia dhe pėrmasat e kėtyre veprimtarive destruktive nė kėtė Ministri kanė arrirė njė dimension deri mė sot tė paparė dhe tė padėgjuar.

Shpėrfytyrimi i qeverisjes i shpėrfaqur me shifrat dhe gjetjes e Auditorit Gjeneral, nė kohėn kur Kosova po ballafaqohet me njė varfėri tė skajshme, sjellė edhe njėherė nė dritė joseriozitetin dhe keqmenaxhimin qė bėhet nė kėtė Ministri. Shifrat marramendėse tė harxhimeve tė pavend dhe tė pambulesė nga ana e zyrtarėve tė kėsaj Ministrie, e nė radhė tė parė nga vetė ministri, tregojnė edhe njė herė se partitė nė pushtet kanė dėshtuar me emėrimin e kuadrove tė duhura nė qeveri dhe kanė dėmtuar vendin me pėrfaqėsimin e gjertanishėm.

Pėr Kosovėn, qė ėshtė katandisur qė njė krizė tė thellė ekonomike dhe politike, duke qenė e rrezikuar nga kriza e thellė sociale dhe dėshtimi i procesit statusor, njė keqpėrdorim i resurseve tė saja buxhetore paraqet hiē mė pak se njė tradhti kombėtare, e cila nga organet e gjyqėsisė duhet ndjeket penalisht.

Pėr AKR-nė thelbi i kėtyre keqmenxhimeve, joefikasitetit dhe keqpėrdorimeve qėndron nė deficitet diturore dhe morale tė stafit udhėheqės tė kėsaj Ministrie, me nė krye ministrin aktual tė saj. Si tė tillė ata duhet tė shkarkohen dhe gjithė Ministria tė merret nėn menaxhim nga kuadro jashtpolitikė dhe tė pėrkushtuar, tė cilėt janė mjaftė nė Kosovė. Intecioni negativ menaxhues me tė cilin janė keqpėrdorur resurset buxhetore dhe politike tė kėsaj Ministrie mė sė miri shihet nė rezultatet vajtuese qė shėnon Kosova nė tė tria kėto fusha veprimtarie shumė tė rėndėsishme pėr njė shoqėri tė pasluftės. Nėnēmim mė i madh se ky mosefikasitet dhe kėto keqpėrdorime Kosovės nuk ka mund t’i bėhet as nga armiqtė mė tė mėdhenj.

Ky konstelacion i Qeverisė Ēeku dhe pėrgjithėsisht koalicioni qeverisės me gjithė dėshtimet e derisotshme, me keqmenaxhimin dhe defektet e vazhdueshme ka evidentuar vetėn si tė paaftė pėr tė qeverisur vendin, andaj AKR bėn thirrje pėr mbajtjen sa mė tė shpejtė tė Zgjedhjeve tė Pėrgjithshme dhe atyre Lokale, nė mėnyrė qė populli i Kosovės tė ketė mundėsinė tė deklarohet pėrmes fuqisė sė votės kundėr kėtij pėrfaqėsimi aktual qė ka.

Auditori Gjeneral publikoi njė sėrė defektesh relievi tė cilave rezulton tė jetė pasurimi privat i stafit tė kėsaj Ministrie, e nė veēanti tė ministrit aktual. Gjithsesi ky rezultat dėshmon pėr inkriminimin e segmenteve tė caktuara qeverisėse. I bėjmė thirrje gjyqėsisė sė Kosovės qė tė vihet nė mbrojtje tė resurseve buxhetore dhe njėkohėsisht zyrtarėve pėrgjegjės tė vendit dhe partive nė pushtet tė tregojnė vullnet pozitiv duke larguar nga skena politike pėrfaqėsuese individė si ky ministėr aktual.

Gjesti mė modest i kryeministrit Ēeku do tė ishte shkarkimi i kėtij individi dhe kėtij stafi, aktivitetet e tė cilit janė nėnēmimi mė i madh qė mund t’u bėhen flijimeve tė mėdha qė populli i Kosovės ka dhėnė pėr Lirinė e vet.

 

Zyra pėr Informim

Aleanca Kosova e Re

 

 

Deklaratė pėr Media

Prishtinė, 21 qershor 2007

 Aleanca Kosova e Re (AKR) me vėmendje ėshtė duke e pėrcjellur zhvillimin e procesit nėpėr tė cilin po kalon Kosova dhe ndan shqetėsimet me opinionin pėrkitazi me mundėsinė e prolongimit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės dhe pėr pasojat eventuale qė mund tė ketė njė gjė e tillė nė zhvillimin e mėtejmė tė ngjarjeve.

1.

AKR edhe mė pare ėshtė deklaruar nė pėrkrahje tė Pakos sė presidentit Ahtisari, e cila Kosovės i ofron pavarėsi tė mbikėqyrur dhe, ėshtė shprehur nė vazhdimėsi pėr seriozitetin e situatės dhe urgjencėn pėr tė vepruar nė drejtim tė miratimit tė Rezolutės sė re nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, pas sė cilės do tė pasonte faza e implementimit tė saj.

AKR ėshtė e vetėdijshme pėr pėrpjekjet e disa qarqeve ndėrkombėtare, e nė radhė tė parė tė Rusisė, pėr tė stopuar miratimin e Rezolutės nė KS tė OKB dhe kėrkesėn e tyre pėr tė vazhduar negociatat politike mes Kosovės dhe Serbisė, pėr tė arritur pajtueshmėri-koncenzus pėr statusin politik tė Kosovės. Me kėtė rast AKR pėrkujton se kosovarėt tashmė e konsiderojnė tė pėrfunduar procesin e bisedimeve me Serbinė dhe, ēdo pėrpjekje apo insistim pėr diēka tė tillė procesin vetėm sa mund ta kthej prapa dhe ta fus nė rrugė pa krye, me rrezikun pėr destabilizim jo vetėm tė Kosovės por, tė tėrė rajonit. Andaj AKR nė pajtim me situatėn e krijuar edhe njėherė apelon te KS i OKB, te Unioni Evropian, Rusia dhe veēanėrisht te SHBA-tė pėr vlerėsim serioz tė situatės dhe ndėrtimin e koncenzusit ndėrkombėtar, pėr t’i dhėnė zgjidhje njėherė e pėrgjithmonė ēėshtjes sė Kosovės, e cila do t’i hapte rrugėn zhvillimit tė saj dhe tė rajonit. AKR shpreh bindjen e vet tė plotė se sė shpejti do tė arrihet ky koncenzus, i cili do tė mundėsojė pėrfundimin e njė procesi tė gjatė dhe tė mundimshėm pėr kosovarėt.

 2.

Kohėve tė fundit qarqe tė ndryshme politike nė Kosovė janė shprehur nė favor tė shtyrjes sė mbajtjes sė zgjedhjeve, duke e arsyetuar njė veprim tė tillė me mungesėn e pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės. AKR duke e vlerėsuar me kujdes gjendjen momentale dhe rėnien nė vazhdimėsi tė legjitimitetit tė institucioneve tė Kosovės, sidomos me veprimet e papėrgjegjshme tė Ekipit tė Unitetit, i cili ka pėrvetėsuar kompetencat e institucioneve mė tė larta tė Kosovės, konsideron se rrugėdalja e vetme nga kjo gjendje dhe kthimi i ligjshmėrisė mund tė arrihet vetėm duke mbajtur zgjedhjet parlamentare, ashtu sikurse janė tė parapara me afatin kalendarik. Ēdo pėrpjekje apo marrėveshje pėr shtyrje tė tyre me vendime politike ėshtė nė kundėrshtim me parimet demokratike dhe pėr AKR-nė do tė jetė e papranueshme.AKR konsideron se asnjė subjekt politik dhe asnjė marrėveshje politike mes subjekteve politike nuk mund ta zėvendėsoj vullnetin e zgjedhėsve, andaj vlerėson se zgjedhjet, pavarėsisht mospėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, duhet tė mbahen nė afatin ligjor, nė tė kundėrtėn institucionet me mandate politike tė zgjatura nuk do tė konsiderohen legjitime.AKR pėrmes mjeteve tė informimit ėshtė njoftuar edhe pėr mundėsinė e arritjes sė njė marrėveshjeje mes “partive tė mėdha” pėr ta shtyrė datėn e zgjedhjeve dhe pėr tė vendosur pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me format e zgjedhjes dhe mandatin e tyre.

AKR konsideron se vendimi pėr mbajtjen apo jo tė zgjedhjeve nė afatin ligjor nuk ėshtė e drejtė ekskluzive e subjekteve politike, por ėshtė obligim ligjor, i cili duhet respektuar nga tė gjithė. Ēdo tendencė pėr zgjatje tė mandatit AKR e vlerėson si pėrpjekje tė klasės politike pėr tė qėndruar nė pushtet.Domosdoshmėrinė e mbajtjes sė zgjedhjeve nė afatin ligjor e bėnė edhe mė tė theksuar gjendja momentale e institucionit mė tė lartė nė vend, Parlamentit tė Kosovės, i cili ėshtė i zhveshur prej tė gjitha kompetencave ligjore nga ana e Ekipit tė Unitetit. AKR konsideron se vetėm zgjedhjet e reja do tė mund ta kthejnė ligjshmėrinė nė institucionet e Kosovės.

 AKR e vlerėson tė pa pranueshėm pėrjashtimin e shumicės sė subjekteve politike nga vendimi pėr pėrcaktimin e sistemit zgjedhor, duke e gjykuar si veprim antidemokratik tė subjekteve politike qė udhėheqin me institucione. AKR konsideron se nė vendimin pėr pėrcaktimin e sistemit zgjedhor dhe formave tė tjera pėrcjellėse duhet tė involvohen tė gjitha subjektet politike dhe shoqėria civile, pėr t’i dhėnė gjithė procesit kredibilitet dhe transparence.AKR ėshtė deklaruar edhe mė parė dhe insiston pėr zgjedhjen e presidentit, tė kryetarėve tė komunave dhe tė deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga elektorati, duke e konsideruar kėtė si veprim nė drejtim tė forcimit tė institucioneve kryesore tė Kosovės.  AKR gjykon se Kosova tashmė ėshtė e pėrgatitur edhe politikisht e edhe teknikisht pėr tė organizuar zgjedhje tė drejtpėrdrejta me qėllim tė ngritjes sė demokracisė dhe tė llogaridhėnies.

 AKR vlerėson se  zgjedhja e presidentit drejtpėrdrejtė nga ana e elektoratit e rritė pėrgjegjshmėrinė dhe qėndrueshmėrinė e institucionit tė presidentit, duke e shndėrruar atė nė njė figurė politike tė pranueshme nga shumica. Pėr mė tepėr AKR nė konceptin e vet politik Kosovėn e sheh si shtet presidencial, nė tė cilin kompetencat, pėrgjegjėsitė dhe obligimet kushtetuese rregullohen nė pajtim me parimet demokratike tė funksionimit tė shtetit ligjor.

 

DEKLARATĖ

Aleanca Kosova e Re, duke pėrcjellė mė shumė vėmendje zhvillimet politike ndėrkombėtare qė kanė tė bėjnė me Kosovėn dhe duke analizuar deklaratat e dala gjatė dy ditėve tė fundit nga shumė institucion dhe zyrtarė tė lartė ndėrkombėtarė e konsideron si diēka qė do tė ndodhė, mundėsinė e shtyrjes edhe pėr disa muaj tė procesit pėr definimin e statusit e Kosovės. AKR e konsideron tė domosdoshme qė kėtė vlerėsim tė saj ta ndaj edhe me qytetarėt e Kosovės, pra tė jetė shumė e sinqertė me qytetarėt tė cilėt tashme kanė filluar tė humbin besimin tek klasa politike qė fletė nė emėr tė tyre pėr ēėshtjet madhore, si statusi, simbolet, decentralizimi etj.

 AKR, edhe pse subjekt i ri dhe jashtėparlamentar, por me njė shtrirje dhe njė anėtarėsi shumė tė gjerė, duke e ndjerė peshėn e pėrgjegjėsisė qė ka, mendon se nėse procesi do tė ketė shtyrje tė reja, kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė duhej tė dėmtonte pėrmbajtjen e zgjidhjes pėrfundimtare pėr Kosovėn qė ėshtė pavarėsia, tashmė e thėnė shumė vendosmėrisht nga presidenti amerikan G. W. Bush, dhe e mbėshtetur nga pjesa mė e madhe e komunitetit ndėrkombėtar.

 Sa i pėrket klasės politike kosovare, qė ka marrė mandatin t’i prijė procesit politik nė Kosovė, dhe para sė gjithash Grupit tė Unitetit AKR konsideron se ata asnjėherė me veprimet dhe deklarata e tyre, nuk kanė qenė nė nivelin e pėrgjegjėsisė qė kanė marrė mbi vete. Nė radhė tė parė, ata nė vazhdimėsi janė sjellė sikur Kosova tė jetė feud i tyre, duke mos qenė fare transparent dhe llogaridhėnės madje as pėrpara Parlamentit tė Kosovės. Jemi dėshmitarė tė asaj se zyrtarė tė lartė ndėrkombėtar disa herė ua kanė tėrhequr vėrejtjen qė tė jenė shumė mė transparent dhe tė njoftojnė qytetarėt pėr rrjedhėn e procesit. Pėr mė tepėr, ata shpeshherė me deklaratat e tyre gjatė nisjes apo ardhjes nga takimet ndėrkombėtare kanė krijuar habi dhe shpresa tė rreme nė opinionin Kosovar.

Janė tė njohura thėniet: “fituam tetė me dy”, ose zgjidhja do te jetė deri nė gjysmėn e vitit 2006 etj. Pėr me tepėr, Grupi i Unitetit ka dėshmuar se shpeshherė nuk ka ditur tė jetė nė akordancė dhe tė pėrcjellė drejtė qėndrimet e faktorit vendimmarrės ndėrkombėtar lidhur me Kosovėn. Pėrveē kėsaj, ky grup i njohur si Grup i Unitetit, nė disa raste madje nuk ka dėshmuar edhe unitet tė brendshėm, sa qė kėtė ndonjėherė e ka vėrejtur edhe qytetari i rėndomtė.

 Edhe nė zhvillimet mė tė fundit politike nė Kosovė dhe rreth Kosovės, Grupi i Unitetit ka dėshmuar jo pėrgjegjėsi tė lartė, duke shpėrndarė deklarata kontradiktore “ngrohtė-ftohtė” siē beri me rastin e takimit tė G-8 - ės se “nė fundjavė do tė festojmė pavarėsinė”, dhe tė nesėrmen se “ēėshtja e Kosovės ėshtė nė duart e Putinit dhe tė Bushit”. Edhe diskutimi dhe nxjerrja e kritereve pėr simbolet e Kosovės nga ana e Grupi i Unitetit pa marrė pėlqimin e Parlamentit dhe duke injoruar subjektet tjera politike dhe duke pėrjashtuar qytetarėt ėshtė edhe nė “manir” i ri i Grupi i Unitetit nė radhėn e shumė gafeve qė ka bėrė deri me tani.

 Rrjedhimisht AKR konsideron se Parlamenti i Kosovės do tė duhej tė rishikonte mandatin e Grupi i Unitetit dhe bėnte ndryshime duke e konsoliduar atė nė pėrbėrjen qoftė edhe me zgjerimin e tij, pėr ta bėrė mė kompetent, gjithėpėrfshirės dhe mė tė besueshėm pėrpara qytetarit tė Kosovės, nė njė kohė kur po vendosėt pėr fatin e vendit.

 

DEKLARATĖ

Aleanca Kosova e Re viziten e presidentit te Shteteve te Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri e vlerėson si ngjarjen mė tė rėndėsishme nė gjithė historinė e popullit shqiptarė.

 AKR, duke e ēmuar lart rolin e madh qė SHBA-tė kanė pasur nė mbrojtje tė lirisė, tė demokracisė si dhe tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve, vlerėson se vizita e presidentit Bush nė Shqipėri do tė kontribuojė nė thellimin e mėtejmė tė marrėdhėnieve dhe tė miqėsisė shqiptaro-amerikane.

 AKR dhe populli i Kosovės e vlerėson lart kontributin qė SHBA-tė kanė dhėnė pėr lirinė e Kosovės si dhe pikėpamjet e presidentit Bush dhe tė administratės sė SHBA-ve pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė pajtim me pakon e presidentit Ahtisari.

 

DEKLARATĖ

Aleanca Kosova e Re (AKR) vizitėn e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri e vlerėson si momentin mė tė rėndėsishėm pėr kombin shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe, pėr Kosovėn nė veēanti.

 Aleanca Kosova e Re e pėrshėndet vendosmėrinė e Presidentit Bush dhe tė administratės sė tij pėr pavarėsinė e Kosovės dhe domosdoshmėrinė qė ky proces tė pėrmbyllet nė afatin sa mė tė shpejtė kohor. AKR beson se procesi i pavarėsisė sė Kosovės do tė pėrmbyllet nė afatin sa mė tė shpejtė kohor dhe, ky besim ėshtė mė i qėndrueshėm pas vizitės sė Presidentit Bush nė Tiranė dhe tė qėndrimit tė tij tė qartė pėr pavarėsinė e Kosovės, qėndrim i cili vėrteton edhe njėherė pėrkushtimin e SHBA-ve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

 AKR dhe populli i Kosovės do tė jetė pėrgjithmonė falėnderues dhe mirėnjohės pėr pėrkrahjen e fuqishme qė SHBA dhe populli amerikan i kanė dhėnė dhe po i japin popullit tė Kosovės pėr liri dhe pėr pavarėsi.

 

 

DEKLARATĖ

Kryesia e Partisė Aleanca Kosova e Re e vlerėson momentin politik nė pėr tė cilin po kalon Kosova si shumė tė rėndėsishėm dhe vendimtar. Konform kėsaj AKR vazhdon tė jetė e impenjuar, pėr aq sa i krijohet hapėsirė,  pėr tė ndihmuar nė ēdo formė procesin e definimit tė statusit politik dhe ndėrtimin e shtetit tė Kosovės.

 Lidhur mė rrjedhėn e procesit pėr definimin e statusit AKR konsideron se takimi i sotėm i G-8-ės ėshtė njė rast i mirė pėr ta bindur Rusinė lidhur me statusin e Kosovės. AKR-konsideron se kosovarėt tashmė janė nė pritje tė njė vendimi pozitiv lidhur mė tė ardhmen e tyre. Vendim qė do tė legjitimonte subjektivitetin politik dhe ndėrkombėtar tė Kosovės, si shtet i pavarur, nė pėrputhje me propozim-zgjidhjen qė del nga Pakoja e presidentit Ahtisari. Njė zgjidhje e tillė do tė garantonte prosperitet dhe siguri jo vetėm pėr  Kosovėn por edhe pėr vendet fqinje dhe tė rajonit.

Shtyrja e procesit dhe ēdo zgjidhje qė nuk ėshtė nė pėrputhje mė formulėn tashmė tė pranuar nga kosovarėt dhe komuniteti ndėrkombėtar, pėr pavarėsinė e mbikėqyrur, ėshtė nė fakt jo zgjidhje por komplikim i situatės me mundėsi tė radikalizmit tė saj tė skajshėm.

      AKR apelon tek institucionet qeverisėse tė Kosovės dhe subjektet politike, tė pėrfshira nė Grupin e Unitetit, qė tė jenė shumė tė pėrgjegjshme, transparente dhe kritike ndaj pėrmbajtjes sė statusit, duke kėmbėngulur nė respektimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės.

 

 

DEKLARATĖ

 

Partia Politike Aleanca Kosova e Re nė Kuvendin e Dytė Kombėtar tė thirrur pėr vlerėsuar tė arriturat e saj nė periudhėn nga Kuvendi Themelues deklaron:

 

  • Si subjekt i ri politik konsideron se periudha nėpėr tė cilėn po kalon Kosova ėshtė shumė specifike dhe vendimtare, andaj AKR ju bėn thirrje institucioneve qeverisėse tė Kosovės dhe subjekteve politike, tė pėrfshira nė GU, qė tė jenė shumė tė pėrgjegjshme, transparente dhe kritike ndaj pėrmbajtjes sė statusit, duke kėmbėngulur nė respektimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės.
  • Nė tė njėjtėn kohė i bėjmė thirrje faktorit vendimmarrės ndėrkombėtar: Kėshillit tė Sigurimit, Grupit tė Kontaktit, Qeverisė Amerikane, vendeve tė BE-sė qė tė respektojnė dinamikėn e propozuar dhe zgjidhjen pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės ta bėjnė nė pėrputhje tė plotė me propozimet e presidentit Ahtisari, me tė cilat u pajtua i gjithė komuniteti ndėrkombėtar dhe qytetarėt e Kosovės.
  • Aleanca Kosova e Re shpreh shqetėsimin serioz tė saj lidhur me zėrat pėr shtyrje tė procesit tė definimit tė statusit apo nxjerrjes sė njė rezolute, qė nuk do ta qartėsonte tė ardhmen politike dhe juridike tė Kosovės.
  • Duke qenė shumė afėr qytetarit tonė tė rėndomtė, duke njohur sakrificėn e madhe tė tij dhe pritjet qė ai ka pėr statusin e ardhshėm, jemi tė sigurt se ēdo zgjidhje qė nuk do tė respektonte vullnetin e popullit shumicė nuk do tė jetė e qėndrueshme dhe nuk do t’i kontribuoj stabilitetit.
  • Njėkohėsisht AKR e deklaron edhe mė kėtė rast pėrpara institucioneve qeverisėse tė Kosovės dhe atyre ndėrkombėtare gatishmėrinė pėr tė ofruar asistencėn e saj mė tė gjitha format e mundshme tė veprimit pėr tė pėrmbyllur me sukses procesin e statusit.

 

Prishtinė, 28 Maj 2007

  KRYETARI I AKR-sė

Behgjet Pacolli

 

DEKLARATĖ

 Aleanca Kosova e Re ėshtė nė dijeni se kohėve tė fundit individė tė papėrgjegjshėm janė duke manipuluar me emrin e kėsaj partie dhe tė udhėheqėsit tė saj, z. Behgjet Pacolli, pėr kinse dėrgimin e njė numri tė caktuar tė punėtorėve nga Kosova nė botėn e jashtme.

Me kėtė rast, AKR njofton opinionin se ky ėshtė manipulim i individėve tė caktuar, pėr qėllime tė pėrfitimit material dhe tė diskreditimit tė AKR-sė si subjekt i ri politik nė skenėn kosovare. AKR edhe mė parė ka njoftuar opinionin pėr mundėsinė e manipulimeve tė tilla dhe ka kėrkuar nga qytetarėt qė tė mos bijnė pre e mashtrimeve.

 Aleanca Kosova e Re

 

DEKLARATĖ

Pėr AKR-nė, ngritja e ēmimit tė rrymės ėshtė e papranuar

 Sektori i energjetikės nė kuadėr tė AKR-sė, ngritjen e ēmimit tė energjisė nga ana e ZRRE-sė, pėrpjekjet e KEK-ut qė t`i fsheh paaftėsitė e veta nė menaxhimin dhe inkasimin e shpenzimeve i gjykon si tė papranueshme.

AKR-ja gjykon  se situata elektro-energjetike nė Kosovė ėshtė rezultat i keq menaxhimit tė kėsaj korporate, mungesės sė transparencės dhe paaftėsive tė cilat KEK-u po pėrpiqet t`i mbulojė pėrmes ngritjes sė ēmimit tė energjisė.

AKR-ja vlerėson se mė kėtė rast dėmtohet rėndė konsumatori, duke pasur parasysh gjendjen e rėndė ekonomike tė shumicės sė popullatės kosovare.

AKR-ja mendon se situata aktuale nė tė cilėn ndodhet KEK-u, nuk mund tė sanohet duke ngritur ēmimin e energjisė elektrike, por me menaxhim mė efikas dhe strategji zhvillimore.

 Sektori  i energjetikės nė kuadėr tė AKR-sė 

Ing. dip. Myzejene Selmani

 

 

DEKLARATĖ

 Aleanca Kosova e Re  shpreh brengosjen e thellė pėr humbjen e jetės se dy tė rinjve dhe lėndimet e shumta nė protestėn e sė shtunės tė lėvizjes « Vetėvendosja ». Me kėtė rast AKR shprehė ngushėllimet mė tė sinqerta pėr familjet e viktimave Xheladini dhe Balaj, si dhe uron shėrim tė shpejtė pėr tė gjithė tė lėnduarit.

 Duke e konsideruar tė drejtėn e protestės si pjesė pėrbėrėse tė demokracisė AKR, konsideron se nuk ka asnjė arsye qė mund tė arsyetoj humbjen e jetėrave tė njerėzve. Kjo sipas nesh do tė duhej tė ngritė pėrgjegjėsinė e tė gjithė atyre qė shkaktuan dhunėn. Njėherit AKR bėnė thirrje pėr njė hetim tė shpejtė dhe tė paanshėm pėr shkaktarėt e dhunės.

 AKR vlerėson se nga Ekipi i Unitetit ka pasur mungesė tė transparencės pėr rrjedhėn e procesit  tė negociatave, duke lenė vend pėr shumė dilema mbi tė ardhmen e Kosovės.

 Aleanca Kosova e Re vlerėson se askush nuk mund t’i shmanget pėrgjegjėsisė pėr ngjarjet e sė shtunės dhe njėherit kėrkon nga Institucionet e vendit qė tė jenė nė nivelin e pėrgjegjėsisė konform obligimeve qė kanė. Ndėrsa qytetarėve u bėjmė thirrje tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe tė adresojnė nė mėnyre tė qetė shqetėsimet e tyre.

 Kryesia  Aleancės Kosova e Re

 

DEKLARATĖ

 Aleanca Kosova e Re nė bazamentin e saj politik ka lirinė e qytetarit dhe lirinė e tij pėr shprehje dhe mendim tė lirė politik. Qytetari i Kosovės nė historinė mė tė re tė saj ka gjykuar me tė drejt se hedhja prapa grilave e kundėrshtarėve politik do tė duhej ti takonte tė kaluarės.

Ka kohė qė nė vėmendjen e opinionit tonė angazhimi politik i Lėvizjes Vetėvendosje ėshtė marrė nė shėnjestėr tė faktorėve tė ndryshėm politik qė janė angazhuar dhe angazhohen pėr shtyrjen e procesit, respektivisht pėr anashkalimin e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės.

 Lėvizja Vetėvendosje ka tė drejt tė gjykoj pėr proceset politike qė po kalon vendi, gjithmonė duke u angazhuar qė ky gjykim tė jetė brenda kuadrit tė respektimit tė demokracisė.

 Vetėvendosja duhet tė jetė kundėr dhunės, sepse kohėrat e dhunės kanė kaluar. Kosova ka qenė viktimė e dhunės dhe e vėllavrasjes dhe jam i bindur se edhe Lėvizja “Vetėvendosje” e ka kėtė mendim. I bindur se edhe dhuna nė aparencė, ajo qė ndodhi mė 10 Shkurt, nuk ishte qėllim i organizatorėve tė Lėvizjes “Vetėvendosjes” e as e Albin Kurtit, por i keq organizimit (krahaso me protestėn pasuese tė 3 Marsit). Nė kėto momente shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn nė ruajtjen e unitetit tė saj, ku na pret njė sfidė e pėrbashkėt, bėjmė thirrje te instancat mė tė larta tė marrin parasysh qė Z. Kurti t’i ofrojnė ushqimin qė ai e kėrkon pėrderisa mbahet nė arrest si dhe kėrkojmė lirimin e tij tė menjėhershėm, nė mėnyrė qė ai t’i kthehet aktiviteteve tė pėrditshme dhe tė ketė mundėsi qė tė mbrohet nė liri.

 I bindur se Albin Kurti nuk ka nevojė tė largohet nga Kosova dhe pėrgjegjėsia eventuale e tij nuk do tė mund tė errėsoj hetimet ose tė ketė ndikim nė errėsimin e fakteve. Lirimi i tij do tė kontribuojė nė mundėsinė e sė drejtės legjitime pėr shprehjen e mendimit tė lirė, dhe nuk do tė ketė dhunė e as provokim tė gjendjes. Lirimi i tij gjithashtu do t’i kontribuoj stabilizimit tė gjendjes dhe ruajtjes sė unitetit.

Behgjet Pacolli

Kryetar i AKR-sė

 

DEKLARATĖ

Lidhja Demokratike e Kosovės ishte mė shumė se njė parti politike. Ajo ishte njė lėvizje qė pėrmblodhi nė gjirin e vet tė gjithė shqiptarėt e Kosovės, me frymėn dhe me programin e saj politik dhe kombėtar. Jo vetėm shqiptarėt brenda, por edhe neve qė jetonim jashtė dhe qė angazhoheshim pėr realizimin e aspiratave pėr pavarėsi.

Lideri i saj Dr. Ibrahim Rugova u bė lider i tė gjithė shqiptarėve tė Kosovės, qė e kishin pėr synim pavarėsinė e saj. Nė Ballkanin e pushkėve e tė topave ai e zgjodhi mėnyrėn mė befasuese tė kundėrshtimit tė okupimit serb, rezistencėn civile. Kjo rezistencė e udhėhequr nga Dr.Rugova, i krijoi  Kosovės sonė shumė simpati, mirėkuptim, miq e pėrkrahje. Dhuna serbe tani kėrkonte kundėrdhunėn dhe kėtė e bėnė Amerika e tė tjerėt tė bashkuar nė Aleancėn ushtarake atlantike, tė cilėt sė bashku me rezistencėn e brendshme civile dhe ushtarake, pėrmes UĒK-sė e ndėshkuan Serbinė pėr agresionin mbi Kosovėn. Ata e nxorėn Serbinė jashtė. Pavarėsinė duhet ta marrim jo vetėm si tė drejtė tė ligjshme, por edhe si popull i qytetėruar qė di  ta ndėrtojė e ta ruajė pavarėsinė.

Lidhja Demokratike e Kosovės, si partia mė e madhe, e ka poashtu edhe pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr zhvillimet e tashme nė Kosovė, dhe pėr fatin e Kosovės nesėr. Prandaj, nga kjo parti pritet menēuri, sepse pamjet e zhvillimet si ato tė Kuvendit tė gjashtė tė saj dėrgojnė mesazhe tė rėnda pėr mbarė popullin e Kosovės. Urojmė qė kėto tė tejkalohen , qė LDK-ja tė dalė e fortė nga kjo krizė, sepse si ndėrtuese kryesore e institucioneve tė tashme, tė Parlamentit, Presidencės dhe Qeverisė, kriza e saj manifestohet nė krizėn e pėrgjithshme politike e shoqėrore tė Kosovės. Varfėria dhe mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e perspektivės pėr qytetarėt e Kosovės janė rrjedhojė e vetėkuptueshme e kėsaj krize. Kosovės i duhet Qeveri inventive e produktive, i duhet Qeveri qė ofron projekte e rezultate tė mėkėmbjes ekonomike. Popullit tė Kosovės i duhet ofertė mė optimiste pėr tė ardhmen e vet politike, por edhe tė mirėqenies sė pėrgjithshme. Qeverisja e deritashme e LDK-sė dhe kuvendi i saj i fundit demonstruan mungesė totale tė njė oferte dhe tė njė angazhimi tė tillė.

Fundja, rivalėt dhe partitė politike, siē jemi edhe ne vetė, dobi mė tė madhe kanė nga njė LDK e fortė se sa nga njė parti e shprishur dhe e dobėt. Edhe ne bėhemi mė tė fortė nė njė rivalitet tė mirėfilltė demokratik. Urojmė vėllazėrisht qė kjo tė ndodhė .

 Behgjet Pacolli

Kryetar i AKR-sė