|
Prishtinė,
24 nėntor
- Nė prani tė 100 delegateve, Forumi i Gruas i
partisė Aleanca Kosova e Re (AKR) e mbajti tė
premten Kuvendin e saj tė parė zgjedhor. Kuvendi e
zgjodhi Kėshillin drejtues prej 23 anėtareve, me
mundėsi zgjerimi, ndėrsa kryetare me aklamacion u
zgjodh Rita Hajzeraj.
lexo me shumë rreth kësaj
ngjarje>>
Gjakovė
Zgjedhet kryesia e Forumit të Gruas së AKR-së
(Aleanca Kosova e Re) - dega Gjakovë
Është mbajtur kuvendi i parë zgjedhor i FG (Forumit
të Gruas), së AKR-së dega në Gjakovë. Në këtë
kuvend morrën pjesë rreth 37 delegate të cilat më
vonë do të votonin për anëtaret e kryesisë së FG-së
për këtë qytet. Në mesin e të pranishmive kishte
edhe anëtare të disa partive të tjera të cilat
kishin ardhur t`i përkrahin anëtaret e AKR-së.
Fjala hyrëse i takoi koordinatores së këtij forumi
në Gjakovë, Sevdije Lama, e cila me disa fjalë të
shkurta foli për rolin e gruas në Kosovë si dhe
synimet e kësaj partie në këtë aspekt.
Nga gjithsej 37 delegate prezente në këtë kuvend,
për kryetare të kësaj dege u propozua Nizafete
Maloku, ekonomiste e diplomuar. Pas përfundimit të
votimeve komisioni zgjedhor i Forumit të Gruas së
AKR-së, në Gjakovë, zgjodhi kryesinë e cila tash
përbëhet nga: Nizafete Maloku kryetare, Valdete
Rudi nënkryetare, Zarush Xharravina nënkryetare,
Sevdije Haxhibeqiri nënkryetare, Florentina Zhuri
nënkryetare, Eldita Mullahasani sekretare e
përgjithshme si dhe Litafete Hakaj sekretare
organizative.Në këtë kuvend përveç mysafirëve nga
Gjakova, e pranishme ishte edhe kryetarja e Forumit
të Gruas së AKR-së, Rita Hajzeraj, e cila mbajti një
fjalim të shkurtër me ç`rast përshëndeti të gjithë
mysafirët ndërkaq që grave të Gjakovës iu uroi
sukses dhe punë të mbarë në të ardhmen.Forumi i
Gruas së Aleancës Kosova e Re, është strukturë e
cila vepron në kuadër të kësaj partie. Platforma e
FG-së bazohet në statutin dhe në programin e AKR-së.
Synimi kryesor i këtij forumi do të jetë emancipimi
i gruas në shoqërinë kosovare.
Fushë Kosovë.
Punimet e Kuvendit të Parë Zgjedhor të Forumit të
Gruas Aleanca Kosova e Re, Dega në Fushë Kosovë u
mbajtën më 8 shkurt.
Kuvendi
zgjodhi për Kryetare Luljeta Hysenin ndërsa
nënkryetare Remzije Ibrahimi. Kryesia e Degës
gjithashtu zgjodhi për sekretare Ajete Jakupin. Në
përbërje të kryesisë të Forumit të Gruas Aleanca
Kosova e Re do të jenë 10 anëtare të përfshira
proporcionalisht nga të gjitha pjesë e Komunës së
Fushë Kosovës.
Punimet e
Kuvendit me fjalë rasti i përshëndetën edhe
Nëkryetari i partisë politike Aleanca Kosova e Re Z.
Ibrahim Gashi si dhe nënkryetarja e Forumit të Gruas
Znj. Myrvete Llalloshi
Prizren.
Forumi i Gruas
i Aleancës Kosova e Re, Dega në Prizren, të shtunën
me datë 3 shkurt 2007 mbajti kuvendin e parë
zgjedhor. Në këtë kuvend të pranishëm ishin Znj.
Rita Hajzeraj kryetare e Forumit të Gruas Aleanca
Kosova e Re e cila përshëndeti punët e këtij kuvendi
dhe potencoi rëndësinë që ka gruaja kosovare në
shoqërinë tonë. Znj. Hajzeraj gjithashtu premtoi se
politikat që do të udhëheqë Aleanca Kosova e Re do
të kenë karakter jodiskriminues dhe se gruaja do të
zë vend meriton në jetën politike dhe publike të
Kosovës. Ky forum do të angazhohen që të jetë
shembull i punës dhe bashkëpunimit në kuadër të
strukturave të partisë me të vetmin qëllim
përmirësimin e pozitës së gruas kosovare në shoqëri.
Kuvendin me një fjalë përshëndetëse e hapi kryetari
i Degës së Aleancës Kosova e Re në Prizren z. Haxhi
Ferati. Ky kuvend zgjodhi kryetaren e degës znj.
Fahrije Bytyqi koordinatorja e deritanishme e degës
së Forumit të Gruas si dhe u zgjodh kryesia në 15
anëtarëshe.
Kryesia e
Forumit të Gruas
Aleanca Kosova
e Re
Kryetarja
Rita Hajzeraj
|