Tė rinjtė nė Kosovė>>

 



 

Kuvendi i Forumit Rinor tė AKR-sė, Dega nė Prishtinė, datė 28.05.2007

 

          Dega e Forumit Rinor tė Aleancės Kosova e Re nė Prishtinė mė 28 maj 2007 mbajti Kuvendin e Parė Zgjedhor. Nė kėtė Kuvend tė pranishėm ishin 103 delegatė, dhe shumė mysafirė tė tjerė. Kuvendi u mbajt nė Hotelin Grand nė Prishtinė. Delegatėt e kėtij Kuvendi zgjodhėn Kryesinė e Forumit Rinor prej 19 anėtarėve. Pastaj, kjo Kryesi zgjodhi pėr Kryetar z. Fisnik Dobra, nėnkryetare z-sha. Donika Surdulli, nėnkryetar z. Labinot Preniqi, ndėrsa pėr sekretare tė degės u zgjodh z-sha. Shpresa Rama.

I pranishėm nė punimet e kėtij Kuvendi ishte Kryetari i AKR-sė z. Behgjet Pacolli. Tė  gjithė delegatėt dhe mysafirėt e pranishėm nė kėtė seancė patėn rastin qė tė bashkėbisedojnė  mė Kryetarin e AKR-sė z. PACOLLI dhe tė njoftohen mė hollėsisht mė Programin e AKR-sė. Po ashtu, tė pranishėm ishin edhe dy nėnkryetarėt e AKR-sė z. Ibrahim Gashi dhe z. Ibrahim Makolli dhe anėtari i Kryesisė sė AKR-sė z. Shpend Kallaba. Nė kėtė kuvend tė pranishėm ishin edhe njė numėr i anėtarėve tė Kryesisė Qendrore dhe Kryesisė sė Degės sė Prishtinės.

 

Kuvendi i Forumit Rinor të Alencës Kosova e Re, Dega në Fushë Kosovë

           Forumi Rinor i AKR-së, Dega në Fushë Kosovë më datën 07.02.2007 (e mërkure) e mban Kuvendin e Parë Zgjedhorë, njëkohësisht edhe konstitues për këtë Degë. Kuvendi mbahet në sallën e Hekurudhes (afër komunes) dhe punimet e tij fillojn në ora 15:00. Ftohen të gjithë të interesuarit që deshirojnë të marrin pjesë në punimet e këtij Kuvendi se janë të mirëpritur nga Forumi Rinor i kësaj Dege dhe i AKR-së në përgjithësi. Po ashtu, në përfundim të punimeve të këtij Kuvendi do të këtë edhe një koktej rasti në të njëjtin vend ku do të mbahen edhe punimet e Kuvendit.

 

Kuvendi i Forumit Rinor të AKR-së në Gjakovë

            Forumi Rinor i Aleances Kosova e Re, Dega në Gjakovë, më datën 27.01.2007 (e shtune) më fillim në ora 15:30 e mban Kuvendin e Parë Zgjedhor, njëkohesisht edhe konstituues për këtë Degë. Kuvendi mbahet në restorantin “President”. Një fjalim të shkurtër në fillim të punës së këtij Kuvendi pritet ta mbaj edhe kryetari i AKR-së   z. Behgjet Pacolli. Përfundimi i këtij Kuvendi do të pasohet më një koktej rasti.

Kuvendi i Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan  (27.01.2007)

Forumi Rinor i Aleances Kosova e Re, Dega ne Lipjan me datën 27.01.2007 (ditë e shtune) më fillim në ora 11:00 e mban Kuvendin e Parë Zgjedhor, njëkohesisht edhe konstituues. Kuvendi mbahet në sallën e Kuvendit komunal. Të gjithë antarët dhe simpatizantët e kësaj partie (AKR-së) ftohen të marrin pjesë në punimet e këtij Kuvendi, punimet e të cilit janë publike. Më rastin e përfundimit të punimeve të këtij Kuvendi do të mbahet edhe një koktej rasti. Koktej do te mbahet në restorant-picerinë “Roma” që gjendet në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.

Debat me rininë në Mitrovicë  (24.01.2007)

          Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, Dega në Mitrovicë të mërkuren (24.01.2007) me fillim në ora 13:00 organizon debat më të rinjët e Mitrovicës. Tema e debatit do të jetë "FR AKR-ja për Rininë". Drejtues të debatit do të jenë Kreshnik Sylejmani (koordinator i FR AKR-së), Irfan Peci (kryetar i FR AKR-së, Dega në Mitrovicë) dhe të tjerë. Debati mbahet në zyret e AKR-së në Mitrovicë, rruga 'Mbretëresha Teuta' afër restorantit-Garden.

Njoftim Forumi Rinor i AKR-së , Dega Vushtri  (20.04.2007)

Forumi Rinor i Aleances Kosova e Re, Dega ne Vushtrri me daten 20 janar 2007 (ditë e shtune) me fillim ne ora 12:00 e mban Kuvendin e Parë Zgjedhor, njëkohesisht edhe konstituues për këtë Degë. Kuvendi mbahet në Shtepinë e Kulturës "Hasan Prishtina" në Vushtrri në sallën numer 77. Ftohen  të gjithë qytetaret që deshirojnë të marrin pjesë  në punimet e këtij Kuvendi dhe në koktejin që do të organizohet për këtë rast janë të mirëpritur.


--
Fisnik DOBRA
Këshilli Inicues i Forumit Rinor të  AKR-së.