Programi i Aleancės Kosova e Re (AKR)
Prishtinė, 2007
Pėrmbajtja
Parafjala
Kosova - shtet liberal-demokratik i
qytetarit
Fundamentet liberal-demokratike tė
AKR-sė
Parimet bazė tė politikės sonė
- Vizioni
- Qytetari nė optikėn e AKR-sė
- Institucionet funksionale dhe
demokratike nė optikėn e AKR-sė
- Kushtetuta e Kosovės
- Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur
- Dialogu i brendshėm dhe kontrata
shoqėrore
- Tė drejtat e njeriut
Kosova dhe UE-ja
Ekonomia
- Burimet njerėzore
- AKR pėr ekonomi stabile tė menaxhuar
mirė
- AKR pėr Industrinė dhe Tregtinė
- Buxheti dhe Taksat
- Marrėdhėniet ekonomike me jashtė
Bujqėsia
Energjetika
Ambienti
Siguria
Politika e jashtme
Arsimi
Teknologjia informative dhe komunikimi
Kultura dhe sporti
Rinia
Religjioni
Mediat dhe Shoqėria Civile
Shėndetėsia
Politika sociale dhe familja
Agjenda jonė e reformave
Ne, Aleanca Kosova e Re, kryemotiv tė
veprimtarisė sonė kemi Shtetin e Pavarur
dhe Sovran tė Kosovės, tė pėrparuar, tė
zhvilluar ekonomikisht dhe tė integruar
nė strukturat euro-atlantike.
Nisur nga ideja dhe domosdoshmėria pėr
tė ndėrtuar njė shtet funksional, nė
shėrbim tė plotė tė qytetarit, njė
shoqėri me dinjitet, si dhe nga vullneti
pėr tė rinuar energjitė krijuese tė
popullit tonė, ne, njė grup qytetarėsh
me bindje liberal-demokrate, jemi
bashkuar nė misionin pėr tė krijuar
Aleancėn Kosova e Re.
Duke qenė tė vetėdijshėm se nė politikėn
kosovare ka ngecje tė dhembshme dhe
ngulfatje energjish, qė kanė gjeneruar,
mes tjerash, nė njė krizė tė rėndė
sociale, ne bazuar nė dijen dhe aftėsitė
krijuese tė popullit tė Kosovės, synojmė
tė ēojmė pėrpara aspiratat e qytetarėve
tė saj nė realizimin e Shtetėsisė,
zhvillimit ekomomik dhe mirėqenies.
Spektri i partive politike nė Kosovė
ėshtė i stėrgjerė dhe kėtij vendi mė sė
paku do t`i duhej njė numėr kaq i madh
partish. Megjithatė, edhe shtatė vjet
pas luftės, Kosova vazhdon tė jetė e
keq-menaxhuar dhe e keq-qeverisur,
ndonėse resurset e saja natyrore dhe
njerėzore nuk i mungojnė.
Papunėsia dhe varfėria e skajshme e
popullit ėshtė edhe njė argument mė
shumė, qė tė tregohet se Kosovės i duhet
mė shumė se kurrė njė parti e re, e cila
ka strategji pėr tė luftuar skamjen dhe
prapambeturin qė kanė pėrfshirė vendin.
Themel tė sė vėrtetės sonė kemi
kapitalin intelektual, patriotik dhe
afarist, qė do tė gjenerojė zhvillim dhe
mirėqenie pėr tė gjithė qytetarėt e
Kosovės.
Synim yni i veēantė ėshtė krijimi i
infrastrukturės ligjore dhe materiale qė
mundėson integrim rajonal e mė gjerė.
Qėllim yni ėshtė edhe kthimi nė Atdhe i
afaristėve tanė, qė veprimtaritė e veta
i zhvillojnė jashtė vendit, tėrheqja e
investimeve tė huaja si dhe krijimi i
kushteve pėr kthimin sa mė tė shpejtė tė
potencialit tonė shkencor e dituror.Kėto
janė themelet kryesore mbi tė cilat do
tė ndėrtojmė njė tė ardhme mė tė mirė
dhe mirėqenie pėr tė gjithė.
Tė gjitha do t`i bėjmė realitet.
Populli i Kosovės, qė ka flijuar aq
shumė pėr Lirinė dhe pėrparimin e vet,
meriton t`i shėrbejmė ditė e natė.
Ky ėshtė njė mision yni, mė i shenjti qė
ka pėr qėllim Partia jonė.
Kosova - shtet liberal-demokratik i
qytetarit
Shteti liberal-demokratik ėshtė shtet i
pjesėmarrjes, sepse ai pa pjesėmarrjen e
qytetarit nė jetėn politike nuk ėshtė
shtet i tillė. Demokracia jeton nga
pjesėmarrja e qytetarit nė shoqėri dhe
nė shtet. Ajo qė e rrezikon demokracinė
nė njė vend ėshtė mospjesėmarrja e
qytetarit nė procesin politik.
Pėr liberal-demokratėt relacioni nė mes
qytetarit dhe shtetit ėshtė ēėshtje
thelbėsore. Liberal-demokratėt
synojnė arritjen dhe mbrojtjen e lirisė
personale tė individit, shanseve dhe
iniciativave tė tij nė krahasim me
shtetin. Gjithashtu, liberal-demokratėt
synojnė qė pengesat burokratike dhe
kontrollet shtetėrore tė zvogėlohen nė
minimum; kjo mund tė arrihet pėrmes
reformės sė pushtetit lokal,
decentralizimit, privatizimit,
derregullimit, etj.
Shteti obligohet tė mbrojė edhe
interesat e qytetarėve qė nuk janė tė
organizuar. Individi duhet tė mbrohet
ngjashėm si nga tejkoncentrim i fuqisė
nė shtet, ashtu edhe nga tejfuqizimi i
grupeve tė interesit.
Aleanca Kosova e Re ėshtė urė lidhėse nė
mes qytetarit dhe shtetit, por ajo ėshtė
gjithsesi nė shėrbim, e jo zotėruese e
qytetarit. Prioritet i AKR-sė ėshtė qė
shteti nė filozofinė e tij ndėrtuese tė
ketė pikėsynim kryesor mirėqenien dhe
dinjitetin e qytetarit.
Fundamentet liberal-demokratike tė
AKR-sė
Roli i politikės pėr AKRnė ėshtė qė t`i
normėzojė, ti avancojė dhe t`i mbrojė
rregullat qė e karakterizojnė shoqėrinė
e hapur, me tė ardhme tė lirė. Pėr
AKR-nė liria ėshtė pėrgjegjėsi.
Liberalizmi mbron lirinė e skajshme tė
mundshme tė individit. Kjo liri i ka
kufijtė aty ku fillon liria e tjetrit.
Liria individuale ėshtė gjithashtu
gatishmėria pėr tė marr mbi vete
pėrgjegjėsitė. Sa mė e madhe liria, aq
mė e madhe pėrgjegjėsia. Pėrgjegjėsia
ėshtė fundamenti etik i shoqėrisė sė
lirė qytetare. Shoqėria liberale
insiston marrjen e pėrgjegjėsisė nga ana
e individit. Liberalizmi synon arritjen
dhe mbrojtjen e lirisė pėrmes
pėrgjegjėsisė nė ndėrvarėsi reciproke.
Nė shoqėri Liria ėshtė toleranca, ndėrsa
nė ekonomi ėshtė konkurrenca. Kėto dy
lloje lirish janė tė pandashme dhe
mbajnė e zhvillojnė njėra tjetrėn. Njė
shoqėri tolerante dhe plurale duhet tė
jetė shoqėri e tregut. Ndėrkaq njė
shoqėri me ekonomi tė tregut tė lirė
kėrkon shoqėri tė lirė, tė shumėllojshme
dhe tolerante; konkurrencė me rregulla
dhe shanse tė njėjta. Jotoleranca ėshtė
nė kundėrshtim me njeriun dhe vlerėn e
shumėllojshmėrisė.
Nuk ka ardhmėri pa gatishmėri pėr
ndėrrim. Ndėrrimi nėnkupton edhe
rrezikun. Ai qė dėshiron t`i mbyllė tė
gjitha rreziqet - i mbyllė edhe tė
gjitha mundėsitė. Ky ėshtė rreziku mė i
madh. Liberal-demokratėt shohin
pėrparimin pėrmes lirisė pėr tė
vepruar.Liberal-demokratėt synojnė
lirinė e tė gjitha gjeneratave; ata i
bėjnė thirrje qytetarit qė fatin e vet
ta ndėrtojė vetė. Ēdo gjeneratė ėshtė e
obliguar qė tė sigurojė, e jo tė
rrezikojė shanset e lirisė sė
pasardhėsve. Tė gjitha vendimet politike
duhet ti kenė parasysh liritė e
gjeneratave tė ardhshme.
Parimet bazė tė politikės sonė
Vizioni
Vizioni ynė ėshtė njė botė, nė tė cilėn
realizohen dhe mbrohen nevojat themelore
qė i duhen njeriut pėr jetė. Ne
angazhohemi qė jo vetėm nė Kosovė, por
kudo tė mbijetojė paqja, liria,
mirėqenia dhe stabiliteti. Ne jemi pėr
krijimin dhe mbrojtjen e njė shoqėrie tė
sė drejtės, dhe njė sistemi
shoqėror-politik, ku respektimi i tė
drejtave tė njeriut ėshtė bazament i
tij. Vizioni ynė ėshtė realizimi i
drejtėsisė nė tė gjitha dimensionet e
saj. Ne ndėrtojmė demokracinė dhe
mbrojmė atė nga ēdokush qė e rrezikon.
Besojmė se sistemi i demokracisė ėshtė i
vetmi sistem ku qytetari mund tė
realizojė veten e tij, duke hapur pėr
vete mundėsi dhe rrugė pėr pėrparim.
Ne e shohim Kosovėn shtet tė pavarur,
liberal demokratik, me ekonomi tė tregut
tė lirė. Shtet nė shėrbim tė qytetarit
tė tij. Eksperienca e deritashme dėshmon
se mekanizmat aktualė tė pushtetit nuk
ishin dhe nuk janė sa duhet nė shėrbim
tė qytetarit. Pikėrisht kjo ishte
shtytja themelore e domosdoshmėrisė pėr
krijimin e AKR-sė. Shi pėr kėtė, AKR-ja
ka pėr qėllim krijimin e njė sistemi
politiko-shoqėror dhe ekonomik, i cili
prioritet ka shėrbimin ndaj qytetarit.
Njė shtet tė qytetarit, dhe pėr
qytetarin.
AKR-ja synon njė shoqėri tė ngritur mbi
parimet e barazisė gjinore, tė
emancipimit, pa privilegje dhe pa
pėrjashtime.
Qytetari nė optikėn e AKR-sė
Nė epiqendėr tė politikės sonė ėshtė
qytetari, tė drejtat, nevojat dhe liria
e tij. Paprekshmėria, respektivisht
pacenueshmėria e lirisė, iniciativės dhe
nevojave tė qytetarit ėshtė pikėnisja e
AKR-sė. Qytetari ėshtė esenca jonė.
Njeriu si qenie racionale ėshtė i
gatshėm tė bėjė njė jetė tė lirė, duke
marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė ia ofron
liria. Ēdo njeri ėshtė i veēantė dhe
ndryshe; meriton trajtim tė barabartė.
Dinjiteti i qytetarit pikėsynim i
AKR-sė mund tė arrihet dhe tė ruhet
vetėm nė njė shtet vėrtetė demokratik.
Objektivat politike tė AKR-sė
Pėrkufizimi i aktivitetit politik tė
AKR-sė nė :
·
Edukimin politik me veprimin praktik tė
qytetarit tonė nė krijimin e njė
shoqėrie progresive, ku vepron
demokracia dhe praktikohet mirėqenia
sociale;
·
Mbrojtjen e lirive personale, kultivimin
dhe edukimin nė vazhdimėsi pėr kuptimin
e drejt tė lirive njerėzore si nocion i
kohės dhe si kusht pėr hyrje nė proceset
integruese nė nivele regjionale dhe nė
sisteme tė mėdha ekonomike e shoqėrore
tė botės;
·
Krijimin e kushteve tė volitshme pėr
aktivitet politik nė respektimin e
lirive tė popujve si formė e ngritjes se
pėrgjegjėsisė individuale dhe kolektive
pėr Ballkanin, ku zotėron respekti
reciprok nė mes popujve dhe procesi
paqėsor;
·
Respektimin e ambientit natyror,
respektimin e pasurive natyrore
kombėtare, respektimin proceseve
natyrore, dhe kultivimi i kulturės pėr
shfrytėzim racional te kėtyre pasurive
nė sigurimin e kushteve tė jetesės dhe
mirėqenies shoqėrore;
·
Krijimin e normave ligjore nė pėrputhje
me nevojat kombėtare e tė respektueshme
nė nivel ndėrkombėtar dhe nė krijimin e
kulturės qytetare nė respektimin e
normave ligjore nė gjitha fushat e
jetės;
·
Respektimin e paqes dhe kultivimi
politik i saj nė vend dhe nė regjion;
·
AKR do tė angazhohet pėr njė shtet qė nė
bazamentin e tij ka parimet e
liberal-demokracisė.
Drejtėsia
Barazia pėr liberal-demokratėt
parakupton drejtėsinė sociale qė siguron
dinjitetin e njerėzve dhe tė drejta tė
barabarta nė marrėdhėniet midis tyre. Ne
punojmė pėr atė drejtėsi sociale qė
garanton barazi pėrpara ligjit, nė
veēanti barazi tė burrit dhe tė gruas.
Drejtėsia sociale nėnkupton qė
ligjshmėria t'u sigurojė mundėsi tė
barabarta tė gjithėve pėr afirmimin e
personalitetit tė tyre, duke shmangur
polarizimin e skajshėm dhe
diskriminimin. Ne, liberal-demokratėt
jemi pėr njė kontroll demokratik tė
shoqėrisė nė shpėrndarjen e pushtetit,
nė pėrfitimin e tė ardhurave dhe tė
pasurisė, tė mundėsive pėr marrjen e
arsimit, tė edukatės e tė kulturės. Ne
synojmė qė tė kufizohen privilegjet e
paligjshme dhe t'u sigurohet minimumi i
domosdoshėm edhe atyre qė nuk e arrijnė
atė pėr arsye tė caktuara. Ne jemi pėr
drejtėsinė qė garanton njė ekuilibėr
social tė grupeve tė ndryshme pėr tė
ecur pėrpara pėrmes dialogut e
tolerancės reciproke.
Demokracia me mjete demokratike
Ne liberal-demokratet nuk pranojmė
rrymat politike qė shkelin lirinė, jemi
kundėr shtresės burokratike qė
ushtron njė pushtet tė pakontrolluar,
jemi kundėr privilegjeve qė sjellin
shtypjen e tė tjerėve dhe pėrkrahim me
tė gjitha forcat shprehjen e lirė tė
mendimit, ushtrimin e sė drejtės
demokratike pėr transparencė e kontroll
si qytetarė e si punonjės.
Ne jemi kundėrshtarė tė vendosur tė ēdo
diktature apo totalitarizmi. Ne jemi me
parimin se demokracia vendoset dhe
mbrohet vetėm me metoda demokratike.
Harmonizimi i interesave
Ne, liberal-demokratet aspirojmė dhe
punojmė pėr njė shoqėri tė vėrtetė
pluraliste, pėr ekonomi te tregut ku
fjalėn e parė e ka politika dhe
interesat shtetėrore, pėr shtet ligjor
tė ngritur mbi parimet kushtetuese e pėr
njė shoqėri qė lejon afirmimin e
alternativės sė liberal-demokracisė.
Realizimin e kėsaj alternative, ne
liberal-demokratet, e shohim tė lidhur
organikisht me harmonizimin e interesave
midis kapitalit dhe punės, shenjtėrimit
tė pronės private dhe tė pluralizmit
pronėsor.
Ne jemi pėr respektimin e kufijve
ligjorė tė interesave private, publike
dhe kombėtare brenda shoqėrisė sė
ekonomisė sė tregut. Pėr ēdo konflikt qė
mund tė lindė midis tyre, ne jemi pėr
zgjidhje me rrugė ligjore dhe pajtimin e
interesave tė palėve. Ne kėrkojmė qė
sundimi me anė tė pushtetit burokratik e
ekonomik tė zėvendėsohet nga
marrėdhėniet demokratike tė mbėshtetura
mbi solidaritetin, bashkėpunimin dhe
harmonizimin e interesave.
Vota e lirė- sovraniteti i popullit
Themeli politik i kėsaj shoqėrie do tė
jetė vota e lirė dhe sovraniteti i
popullit; forma e pėrhershme-demokracia
pluraliste; qėllimi final- zhvillimi i
gjithanshėm i personalitetit tė
individit dhe progresi i pėrgjithshėm.
AKR-ja ndihet tėrėsisht i obliguar nė
kėtė synim. Ne synojmė njė shoqėri tė
civilizuar, nė tė cilėn merr fund
hakmarrja politike, jotoleranca dhe
paaftėsia pėr dialog, krahinorizmi
politik primitiv, arbitrariteti vetjak
politik, ethet pėr pushtet tė
pakufizuar.
Institucionet funksionale dhe
demokratike nė optikėn e AKR-sė
Institucionet funksionale dhe
demokratike janė nė qendėr tė optikės
sonė programore dhe politike. Aleanca
Kosova e Re do tė angazhohet pėr Kuvend
funksional tė Kosovės.Kosova nuk ka kohė
tė presė, ajo meriton mė shumė. Aleanca
Kosova e Re punon pėr dinamizėm tė
ndjeshėm nė hartimin dhe procedimin e
ligjeve.
Aleanca Kosova e Re do tė ndryshojė
qasjen nė mėnyrėn e punės sė
ekzekutivit. Ne jemi tė pėrkushtuar qė
qytetarėve tė Kosovės tu ofrojmė njė
qeverisje cilėsore. Qeveria e udhėhequr
nga Aleanca Kosova e Re do tė jetė
qeveri ekspertėsh.Ne do tė vendosim
linja tė reja tė komunikimit me nivelin
lokal tė qeverisjes. Tė gjitha ato
politika publike tė cilat niveli lokal
ka nevojė t`i pėrmbushė, por qė, pėr
arsye tė shumta, nuk ėshtė nė gjendje
t`i bėjė, qeveria qendrore duhet ti
dalė nė ndihmė, duke ruajtur nivelin e
vendimmarrjes dhe autonominė e komunave.
AKR do tė angazhohet pėr eliminimin e
strukturave paralele, tė cilat
funksionojnė nė kuadėr tė enklavave
etnikisht tė pastėrta, duke u angazhuar
pėr ofrimin e shėrbimeve kualitative tė
gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim,
si dhe tė rrisė nivelin e komunikimit me
pakicat, nė mėnyrė qė ato tė ndjejnė
institucionet e Kosovės si tė vetat.
Aleanca Kosova e Re angazhohet pėr
krijimin e njė administrate tė vogėl dhe
tė efektshme, tė modifikuar nė bazė tė
kėrkesave tė tregut, duke zvogėluar
gradualisht administratėn.
Kushtetuta e Kosovės
Kushtetuta ėshtė akti mė i lartė
juridiko-politik i shtetit. AKR mendon
se Kosova ka nevojė pėr njė kushtetutė
funksionale, e cila do ti rregullonte
nė mėnyrė tė prerė marrėdhėniet
shoqėrore si dhe do tė pėrcaktonte
detyrat dhe pėrgjegjėsitė e
institucioneve.Kosovės i nevojitet mbi
tė gjitha njė Kushtetutė e cila mbron tė
drejtat dhe liritė individuale dhe
parimet e liberal-demokracisė pėr tė
zgjedhė dhe pėr tu zgjedhur, pėr tė
marrė pjesė aktive nė jetėn politike dhe
shoqėrore, pėr tė pasur tė drejtė
shprehjen e mendimit personal si dhe tė
drejtėn pėr pėrzgjedhjen e religjionit.
Mbi tė gjitha, Kushtetuta e ardhshme e
Kosovės do tė pėrcaktojė edhe sistemin e
qeverisjes nė Kosovė, i cili sipas
Aleancės Kosova e Re, do tė garantojė
njė Republikė me sistem presidencial tė
qeverisjes.
AKR-ja konsideron se Kosova ka nevojė qė
fillimisht tė adoptojė njė sistem tė
pastėr presidencial brenda tė cilit
kryetari i shtetit, i cili do tė ishte
njėkohėsisht kreu i shtetit edhe i
qeverisė, do tė zgjidhej direkt nga
populli, me mandat katėrvjeēar, me tė
drejtė rizgjedhjeje.Me Kushtetutė AKR do
tė aplikojė parimin e ndarjes sė
pushteteve nė: legjislativ, ekzekutiv
dhe gjyqėsor. Kėshtu do tė
rregulloheshin edhe instrumentet e
kontrollit reciprok.Pėr ti balancuar
pushtetet, AKR-ja do tė insistojė
aplikimin e institucionit tė
llogaridhėnies. Kjo do tė pėrfshinte tė
drejtėn e Kuvendit pėr tė iniciuar
procedurėn e pėrgjegjėsisė kushtetuese
tė kryetarit, nė rast tė shkeljes sė
kushtetutės, por jo edhe tė drejtėn e
shkarkimit tė tij nė Kuvend.
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur do tė
jetė njė ndėr detyrat primare me tė
cilat do tė merret Aleanca Kosova e Re.
AKR-ja angazhohet pėr ndėrtimin e
shtetit tė sė drejtės, ku tė gjithė
qytetarėt do jenė tė barabartė para
ligjit. Dhe njėherėsh, askush nuk do tė
dalė mbi ligjin.Aleanca Kosova e Re
angazhohet pėr gjyqėsor efikas dhe tė
pavarur.Ne
do tė bėjmė pėrpilimin e njė strategjie
pėr reformimin e sistemit gjyqėsor dhe
do tė angazhohemi pėr sigurimin e
gjyqtarėve dhe prokurorėve, duke iu
krijuar atyre garanci materiale dhe
fizike pėr punėn qė bėjnė.
Dialogu i brendshėm dhe kontrata
shoqėrore
Institucionet dhe qytetarėt e Kosovės
duhet tė fillojnė dialogun e brendshėm
dhe tė lidhin kontratė shoqėrore rreth
tė gjitha parimeve mbi tė cilat do tė
udhėhiqet Kosova drejt integrimeve
euro-atlantike. Kosova domosdoshmėrish
ka nevojė pėr njė kontratė shoqėrore, tė
pranuar nga tė gjithė aktorėt shoqėrorė,
qofshin ata individė apo pėrfaqėsues tė
subjekteve juridiko-politike. Me anė tė
saj ndėrtohet konsensusi shoqėror duke
krijuar kohezionin shoqėror. Vetėm nė
kėtė mėnyrė do tė pėrcaktohen obligimet
dhe tė drejtat e tė gjithė pjesėmarrėsve
nė shoqėri dhe Kosovės do ti hapet
rruga drejt integrimeve euro-atlantike.
Tė drejtat e njeriut
Mbrojtja dhe kultivimi i tė Drejtave tė
Njeriut ėshtė privilegj njerėzor. Shteti
dhe ekonomia janė nė shėrbim tė njeriut
dhe tė tė drejtave tė tij, e jo
anasjelltas, andaj ne do ti
standardizojmė dhe garantojmė ato nė
bazė tė konventave mė tė pėrparuara
ndėrkombėtare.
Vetėm aty ku garantohen dhe praktikohen
tė drejtat e lirisė, njerėzit mund tė
jetojnė si tė lirė dhe tė barabartė dhe
tė praktikojnė demokracinė. Vetėm aty ku
aplikohen tė drejtat sociale themelore,
mund tė jenė tė pranueshme tė drejtat e
lirisė dhe tė pjesėmarrjes politike. Tė
gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr
angazhim nė dobi tė vendit tė tyre,
komunitetit tė tyre, popullit qė i
pėrkasin si dhe pėr kultivimin e gjuhės
dhe kulturės sė tyre. E drejta e kombeve
e bazuar nė Kartėn e OKB-sė ėshtė parim
bazė i vizionit tonė pėr tė drejtat e
njeriut.
Kosova dhe UE-ja
Evropa e vitit 1945 ka hyrė nė histori
si Evropė e gėrmadhave qė la pas
politika. Evropa e vizionarėve politikė
e filluar me Marrėveshjen e Romės (1957)
e deri te ajo e Amsterdamit ishte Evropa
e shpresave.
Pas rėnies sė perdes sė hekurt (1989),
UE-ja rifilloi me projektin shtesė -
bashkimin e plotė tė kontinentit dhe
zgjerimin e zonės sė prosperitetit dhe
stabilitetit edhe nė vendet fqinjė.
UE-ja si bashkim jo vetėm ekonomik, pas
pranimit nė gjirin e saj edhe tė kėsaj
pjese tė kontinentit, do tė ishte njė
hap mė afėr realizimit tė qėllimit tė
saj.
AKR-ja konform filozofisė politike mbi
tė cilėn ėshtė ngritur UE-ja dhe vetė
frymės sė liberal-demokracisė,
Kosovėn nė njė tė ardhme tė afėrt e sheh
tė integruar plotėsisht nė Unionin
Evropian, si strukturė kjo garantuese e
paqes dhe stabilitetit nė kontinentin
tonė.
Pėr AKR-nė bashkėpunimi i shteteve
anėtare tė UE-sė me shtetet tjera
pretenduese pėr anėtarėsim, paraqet njė
pėrparėsi me shumė emėrues tė pėrbashkėt
dhe vazhdon tė mbetet bazamenti real pėr
ruajtjen dhe selitjen e paqes nė Evropė.
Pėr AKR-nė shteti mbetet subjekti
parėsor i Sistemit ndėrkombėtar dhe
garantues i qeverisjes
funksionale.AKR-ja mbėshtet fuqishėm
kursin e integrimeve nė fushėn e
sigurisė dhe atė tė politikės, qė
pashmangshėm do ta shpinte kontinentin
drejt njė bashkimi politik.
EKONOMIA
AKR-ja pėr vizion ka Kosovėn
ekonomikisht tė pėrparuar, ku interesi
i qytetarėve (pa dallim) tė mbizotėrojė
para sė gjithash. Mirėqenia dhe
dinjiteti janė mision i AKR-sė, ngase ne
jemi tė bindur se Kosova mundet shumė mė
shumė dhe se sė bashku do tia dalim.Me qėllim qė tė dalim nga ky
rreth vicioz AKR-ja vlerėson se duhet
ri-dizajnuar strukturėn organizative tė
aparatit shtetėror. Meqė ky konstruktim
ka prodhuar burokraci tė shumtė dhe jo
efikase, qė ka rezultuar nė jokoordinim
nė mes ministrive.Andaj, AKR-ja
konsideron se me bashkimin e Ministrisė
sė Financave dhe Ekonomisė, Ministrisė
pėr Tregti dhe Industri, Ministrisė sė
Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit
Rural dhe Ministrisė pėr Energji dhe
Miniera, dhe shndėrrimin e tyre nė
sektorė tė njė departamenti -
Departamenti pėr Ekonomi dhe Financa
aparati shtetėror do tė
funksionalizohej, me ēka edhe
llogaridhėnia dhe pėrgjegjėsia do tė
qartėsohen.
Konsiderojmė se ky fuzionim nė
aspektin e bashkėpunimit dhe koordinimit
do tė jetė mė pozitiv nga fakti se
departamentet bashkėpunojnė mė ngushtė
ndėrmjet veti sesa ministritė, dhe se
Kosova ėshtė e vogėl pėr tė gjitha ato
ministri.
AKR pėr ekonomi stabile dhe tė menaxhuar
mirė
Me qėllim qė tė dilet nga kjo ngecje
ekonomike, AKR-ja angazhohet pėr
pėrshpejtimin e reformave ekonomike, tė
cilat mbėshteten nė: formimin e
sistemit dhe politikės aplikative
ekonomike tė bazuar nė ekonominė e
tregut dhe pluralizmin e pronės dhe
zhvillimin e pluralizmit tė pronės, duke
forcuar pronėn private si gjė tė
shenjtė, nė tė cilėn mbėshtetet
perspektiva e zhvillimit ekonomik;
standardizimi i infrastrukturės ligjore
dhe materiale; hartimin e strategjisė
zhvillimore, si dokument mė i
rėndėsishėm nė tė cilin duhet mbėshtetur
perspektiva ekonomike e Kosovės.
Andaj, AKR-ja do tė kujdeset qė investitorėt e
rinj dhe kreativė tė kenė mbėshtetje
institucionale dhe bankare pėr
realizimin e ideve tė tyre kreative.
AKR-ja do tė themelojė Agjencinė Zhvillimore
pėr Gjeneratat e Ardhshme, pėr
zhvillimin intensiv dhe tė vazhdueshėm
tė ekonomisė. Fondi do tė mbėshtet nga
shteti dhe fondacionet e ndryshme.
Toka, pronė shoqėrore / publike, tė jepet me
koncesion pėr ndėrtimtari dhe bujqėsi.
Po ashtu, qėllim tė rritjes sė
efikasitetit, shėrbimet komunale do tė
jepen nė koncesion.
AKR-ja do tė angazhohet qė tė krijojė
infrastrukturėn ligjore dhe krijimin e
rrethanave pėr formimin e Holdingjeve
rajonale, me qėllim tė bashkimit tė
aseteve dhe know how, pėr tė fituar
pėrparėsinė konkurruese nė tregun
global.AKR-ja do tė krijojė Agjencinė e
Participimeve, pėr mbikėqyrjen e
ndėrmarrjeve strategjike dhe kapitale.
Pėrgjegjėsia e saj do tė jetė kontrolli
i ndėrmarrjeve mė vitale tė ekonomisė
kosovare nė mėnyrė qė ato tė punojnė nė
mėnyrė fizibile tė bazuar nė planin
afarist.Jemi dėshmitar tė injorimit tė
Kosovės nga investitorėt e huaj. Andaj,
AKR-ja do tė intensifikojė punėn nė
lidhje me joshjen e investitorėve tė
huaj, si nė aspektin e reformimit tė
institucioneve ekzistuese qė merren me
promovimin e ekonomisė kosovare, po
ashtu edhe aktivizimin e kuadrove mė
tė specializuara qė posedon Kosova pėr
udhėheqjen e tyre. Sikurse qė do te
rriten investimet nė marrėdhėnie me
publikun dhe promovimin e Kosovės nė
tregun global, si domosdoshmėri
operuese. Ndėrkaq, nė aspektin e
politikės fiskale do tė krijohen
mundėsitė pėr pushime tatimore nė
industritė e caktuara qė janė pėr
interesin e ekonomisė kosovare dhe
lehtėsirave tjera legjislative
operative.
AKR-ja beson se pėrgjegjėsia duhet qartėsuar,
gjithmonė duke e pasur parasysh
interesin e Kosovės. Prandaj, ndonėse
privatizimi ėshtė nė fazėn
pėrfundimtare, megjithatė AKR-ja
gjithmonė do ti qaset privatizimit nė
atė frymė, e jo qė privatizimi tė bėhet
sa pėr hir tė procesit. Pra, pėrveē
formave ekzistuese do tė merren parasysh
edhe mundėsit tjera, si p.sh. MBO, MBI,
ESOP, Licitacion etj. ashtu qė tė
maksimalizohet interesi
ekonomiko-shoqėror i Kosovės, dhe tė
sanohen pasojat e privatizimit tė
gabuar.
AKR-ja konsideron se PTK-ja, Aeroporti,
KEK-u duhet tė privatizohen sipas
eksperiencave tė suksesshme tė
korporatave tė ngjashme evropiane
(globale). Po ashtu, do tė angazhohemi
qė tė krijohen kompani tė reja ajrore,
me bazė kapitalin publik (shoqėri
aksionare).
Jemi pėr konkurrencė tė lirė dhe tė ndershme, e
jo pėr ekonomi tė hirtė me evazion
fiskal. Buxhetin shtetėror, nga fakti se
ato janė paratė e qytetarėve tė
mbledhura nga tatimi, do ta shpenzojmė
nė mėnyrė tė drejtė dhe transparente,
gjithmonė tė bazuar nė
disiplinė, pėrgjegjėsi dhe
llogaridhėnie financiare. Do ta
mbėshtesim biznesin nė tė gjitha format
e duhura, ngase besojmė se nuk do tė
kemi mirėqenie tė dėshiruar pa biznes
tė zhvilluar. AKR-ja gjithmonė do ta
mbrojė mirėqenien e tė gjithė
qytetarėve, e jo vetėm tė njė shtrese tė
caktuar politike-klanore.
AKR-ja nė planin strategjik zhvillimor
pėrparėsi do tu jep viseve tė pa
zhvilluara ashtu qė diferenca rajonale
tė zbutet, si parakusht pėr ndaljen e
migrimit drejt qendrave urbane dhe
rajonale. Prioritet do tė jepen nė
relacion me ndėrtimin dhe pėrmirėsimin e
infrastrukturės rurale, si tė
transportit d.m.th. tė lidhjes sė
prodhuesve me tregjet - si parakusht
pėr zhvillimin e ekonomisė; pėrmirėsimin
e shėrbimeve telekomunikuese duke
pėrfshirė edhe lidhjet e internetit;
rritjen e investimeve nė pėrmirėsimin e
kualitetit tė tokave punuese dhe
kanaleve tė ujit; si dhe pėrmirėsimin e
sistemit shkollor dhe shėndetėsor.
AKR-ja beson qė ekonomia duhet tė
zhvillohet e lirė, ku motori shtyrės
duhet tė jenė ndėrmarrėsit. Rolin e
shtetit, AKR-ja e sheh vetėm nė
rregullimin dhe monitorimin e ekonomisė,
dhe jo nė ndėrhyrjen e shtetit, pos nė
rastet e caktuara pėr interesa tė
veēanta ekonomiko-shoqėrore. Prandaj,
AKR-ja ėshtė e vetėdijshme me
pėrgjegjėsinė e saj qė ka nė lidhje me
inkurajimin dhe kultivimin e talentit
dhe fuqive kreative tė individėve si
parakusht pėr zhvillimin e afarizmit dhe
ekonomisė.
Duke u nisur nga fakti se shumica
absolute e ndėrmarrjeve kosovare janė tė
vogla ose tė mesme, AKR-ja me anė tė
politikave konkrete do ti pėrkrahė dhe
fuqizojė ato. Jemi tė vetėdijshėm me
faktin se NVM janė forca kryesore nė
mobilizimin dhe ri-investimin e
kursimeve tė qytetarėve, andaj NVM-tė do
ti inkurajojmė qė ti intensifikojnė
investimet dhe rrisin kapacitet,
sidomos ato tė orientuara kah prodhimi,
dhe do ti mbėshtesim projektet me
perspektiv.
Jemi tė bindur se tė gjitha kėto do ti
realizojmė ngase ne sinqerisht besojmė
qė Kosova i ka vlerat e veēanta dhe
resurset e nevojshme. E gjithė ajo qė
nevojitet ėshtė njė riorganizim
struktural i shoqėrisė e cila do tė
bėnte qė Kosova jo vetėm ti realizojė
interesat e veta, por edhe tė jap
kontributin e vet pėr rajon dhe mė
gjerė.
Resurset njerėzore
AKR-ja do ta fus nė veprim trurin kosovar si faktor subjektiv
kryesor i tė gjitha proceseve ekonomike.
Andaj, AKR-ja beson se pasuria mė e
madhe e Kosovės ėshtė popullata e saj e
re - ndėrmarrėse dhe me besim nė
vetvete.
AKR-ja thellėsisht beson se energjia dhe kreativiteti i kėsaj
popullate mund tė shfrytėzohet si bazė
pėr tė krijuar njė ekonomi tė re dhe tė
suksesshme. Ngase, nė aspektin e
kuadrove, Kosova ka njė shkallė tė lartė
tė popullsisė sė re tė trajnuar mirė dhe
me shpirt ndėrmarrėsi, fuqi punėtore qė
ėshtė mėsuar tė mbijetojė nė vėshtirėsi
tė jashtėzakonshme dhe pa pėrkrahje
institucionale. Sikurse qė ka edhe
ekspertė tė profileve tė ndryshme tė
edukuar nė universitet e njohura
botėrore dhe me eksperiencė praktike tė
fituar nė vendet e zhvilluara
perėndimore.
AKR-ja do tė investojė nė pėrgatitjen dhe rikualifikimin e kuadrove
pėr nevojat e ekonomisė.
AKR-ja do tė nxisė konkurrencėn e ideve dhe tė vlerave dhe do ti
luftojė dukuritė mediokre, servile dhe
antivlerat nė pėrgjithėsi.
AKR-ja do tė mbjellė sistemin meritokratik - nė bazė tė
aftėsive, pėr ēka nevojitet njė
riorganizim struktural, ku hapėsirė do
tu jepet ekspertėve dhe njerėzve tė
aftė tė cilėt do tė vlerėsohen nė bazė
tė suksesit. AKR-ja edhe ashtu si moto
tė saj ka profesionalizmin.
Me qėllim tė uljes sė papunėsisė, AKR-ja pos tjerash, do tė
shikojė edhe mėnyrat e mundshme, qė nė
mėnyrė tė rregullt dhe tė organizuar
qytetarėve tė saj tu mundėsoj punėsim
stinor apo tė pėrkohshėm nė shtetet e
jashtme.
AKR-ja sistemit tė tashėm
pensional do tia bashkėngjisė edhe
mundėsitė tjera pėr sigurimin e
pleqėrisė dhe fatkeqėsive tjera, duke
mundėsuar qė tė krijohen edhe fondet
tjera pensionale dhe siguruese.
Duke e marrė parasysh se ēėshtja
e banimit ėshtė ēėshtje vitale pėr
popullatėn, AKR-ja do tė angazhohet nė
krijimin e Fondit pėr Investime
Banesore, me tė cilėn do tė bėhet e
mundshme qė ēmimi i banesave tė ulet
dhe ta intensifikojė industrinė
ndėrtimore nė vitet e para, qė kjo pa
dyshim do tė bėjė qė edhe ekonomia tė
pėrjetojė rritje dhe tė ulet niveli i
papunėsisė.
AKR pėr industrinė dhe
tregtinė
AKR-ja do tė synojė tė implementojė tatim tė ultė, ekonomi stabile
dhe rregullime inteligjente me qėllim qė
Kosovėn ta bėjė ambientin mė tė mirė pėr
afarizėm nė
rajon.
Pozita gjeografike e Kosovės ėshtė edhe njė mundėsi qė deri mė tani
nuk ėshtė shfrytėzuar, ashtu siē nuk
janė shfrytėzuar edhe faktorėt tjerė.
Mundėsia pėr tė pasur qasje nė tregun e
rajonit dhe me gjerė. Nė mes tė
Ballkanit dhe nė brendi tė Evropės:
distanca Prishtinė Tiranė ėshtė e
ngjashme me atė Prishtinė Sofje;
Prishtinė Athinė; Prishtinė Beograd
dhe qendrat tjera Ballkanike. Me fjalė
tjera nga Kosova mund tė ketė qasje nė
njė treg prej rreth 50 milion
konsumatorėve potencial.
AKR-ja me anė tė ligjeve dhe rregullave moderne do tė insistojė qė
tregtinė si sektorė ta rregullojė dhe
bėjė mė korrekte, duke i pasur parasysh
interesat e ndėrmarrėsve dhe
konsumatorėve kosovarė, konform
rregullave tė Agjendės pėr Zhvillim tė
Dohės dhe politikave tė OBT.
AKR-ja do tė angazhohet pėr krijimin e
institucionit pėr mbėshtetjen e
bizneseve vendore, duke angazhuar
ekspertėt vendorė me pėrvojė
ndėrkombėtare dhe ekspert ndėrkombėtar,
pėr t`u ofruar bizneseve konsultime dhe
ndihma tjera profesionale.
Kosova ka burime tė konsiderueshme natyrore p.sh. linjit, ku sipas
Bankės Botėrore vlerėsohet se Kosova ka
diku rreth 11.5 miliarda ton. Pastaj
rezerva tė mėdha tė plumbit dhe zinkut,
bakrit, nikelit, boksitit thėngjillit,
argjendit, arit etj. AKR-ja synon qė me
njė strategji tė qėlluar ta shfrytėzojė
kėtė potencial shumė tė madh pėr
zhvillimin ekonomik.
Kėto rezerva AKR-ja konsideron se janė njė bazament i fortė pėr
ringjalljen e industrisė sė rėndė.
AKR-ja ėshtė e vetėdijshme se pėr kėtė
sektor nevojiten investime tė mėdha,
andaj, AKR-ja do tė angazhohet nė
tėrheqjen e investimeve direke tė huaja,
por asnjėherė duke mos nėnēmuar edhe
potencial investues vendor.
AKR-ja pasuritė nėntokėsore i trajton si pasuri tė Kosovės
AKR-ja duke u nisur nga
mundėsitė ekzistuese, ėshtė e bindur se
ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt e saj
do ti furnizojė rregullisht me energji
elektrike. Ne besojmė se do ta bėjmė
ngase pos tjerash do tė kemi edhe planin
strategjik real tė bazuar nė faktet
reale, nė tė cilėn do tė shikohen edhe
mundėsitė reale pėr prodhimin e
energjisė elektrike nė mėnyra
alternative si hidrocentrale apo duke
shfrytėzuar erėn.
Industrinė e lehtė tė Kosovės
AKR-ja do ta riaktivizojė. Konsiderojmė
se mundėsitė janė mbase reale pėr
zhvillimin e kėsaj industrie, ngase nė
njėrėn anė ekziston know-how
pėr shumicėn e fushave si industria e
tekstilit, pėrpunimi i lėkurave dhe
prodhimi i kėpucėve, prodhimet
ushqimore, prodhimet pėr fėmijė,
paketim, artizanat etj. Nė tė kaluarėn
nuk kishte qytet qė nuk kishte ndonjė
fabrikė manifakturė apo punėtori tė
kėtyre llojeve. Pastaj, natyra e kėsaj
industrie karakterizohet me investime jo
tė mėdha d.m.th. nė ndėrmarrje tė vogla
dhe tė mesme dhe e bazuar kryesisht nė
fuqinė punėtore, e siē u tha: fuqia
punėtore i plotėson tė gjitha kushtet
ėshtė e re, kreative, e kualifikuar, e
lirė - atėherė kjo industri del se
ėshtė njė shans i veēantė e cila kėrkon
pėrkushtim.
AKR-ja merr parasysh shumė
seriozisht faktin se shumė korporata
evropiane tė industrisė se lehtė janė
duke u larguar nga BE dhe vendet e
zhvilluara (G7), dhe ėshtė e bindur se
me politikė ekonomike tė qėlluar Kosova
do tė bėhet vend atraktiv pėr
investuesit e kėtij lloji.
Duke i pasur parasysh pasurit natyrale, konsiderojmė se ekzistojnė
mundėsit reale pėr zhvillimin e
turizmit, si p.sh. atij malor dhe rural.
Jemi dėshmitar tė rritjes enorme tė industrisė informative dhe
zhvillimeve tjera teknologjike tė cilat
kanė bėrė dhe do tė bėjnė qė mėnyra e
punės dhe ekonomisė nė tėrėsi tė
ndryshojė. Andaj, me qėllim qė Kosova tė
ecė me trendet globale dhe duke u nisur
nga fakti se Kosova posedon resursin
njerėzor, AKR-ja industrisė sė
telekomunikimit do ti jap rėndėsi tė
veēantė. Atė mendojmė
ta realizojmė me anė tė trajnimeve tė
vazhdueshme, publicitetit, politikave
fiskale dhe lehtėsira tjera me qėllim tė
inkurajimit tė ndėrmarrėsve vendor por
edhe joshjen e korporatave tė ndryshme
globale si p.sh. pėr krijimin e call
center-ve
AKR-ja synon qė zhvillimin e gjithmbarshėm te bujqėsisė ta
realizojė nė lidhshmėri tė ngushtė tė
shkencės me teknologjinė, ku
prodhimtaria bujqėsore, do tė jetė
prodhimtari e planifikuar, e kontrolluar
si dhe subvencionuar ne bazė tė
eksperiencės dhe tė arriturave tė
vendeve tė zhvilluara, nė lidhshmėri tė
ngushtė tė prodhimeve bujqėsore primare
me ato tė manifakturave. Do tė
hartojė projekt ligje
agrikulturė/ushqimore duke u bazuar nė
standardet perėndimore dhe nė
lidhshmėri tė ngushtė me tregun evropian
dhe botėror. Gjithmonė e kujdesshme nė
zhvillimin e gjithmbarshėm tė regjioneve
rurale.
AKR-ja gjithmonė do tė jetė e kujdesshme qė tė bashkėpunojė dhe tė
investojė nė shkencė, si garanci qė
Kosova tė ecė me trendet.
Industria financiare
AKR-ja do tė insistojė qė furnizimi i
ekonomisė me para tė jetė stabil sipas
kėrkesave tė ekonomisė.
Andaj, pėr tė realizuar kėtė qėllim,
ne, Autoritetin Qendror tė Bankave
(AQBK) do tė shndėrrojmė nė Bankė
Qendrore tė mirėfilltė.
Pėr tė gjitha rezervat financiare tė
cilat janė tė akumuluara, apo do tė
akumulohen nga shitjet e aseteve tė
ndryshme shoqėrore, apo kursimet dhe
kontributet e qytetarėve tė Kosovės tė
formave tė ndryshme, do tė shikohen
format mė tė pėrshtatshme konform
kornizave ligjore tė krijuara nga
ekspertėt, qė ato tė rikthehen nė
rrjedhjen qarkulluese tė tė ardhurave
kombėtare.
Organizimin e tregut financiar dhe
kapital sipas mundėsive dhe kėrkesave tė
ekonomisė kosovare konform ligjeve dhe
standardeve moderne globale.
Misioni i AKR-sė ėshtė qė bizneset, e
sidomos ato tė orientuara kah
prodhimtaria nė sektorėt e rėndėsisė sė
veēantė, ti mbėshtesim me kreditė
afatgjata me kamatė tė ultė.
Buxheti dhe Taksat
Disiplinėn, pėrgjegjėsinė dhe
llogaridhėnien financiare do ta
fuqizojmė edhe mė ashpėr nė raport me
planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit.
Pėrfshirjen mė tė madhe tė grupeve tė
ndryshme tė ekspertėve dhe OJQ-ve
profesionale nė monitorimin e ekonomisė
nė pėrgjithėsi (kalkulimin e indekseve
tė rėndėsishme ekonomike), dhe
rregullave e normave fiskale nė veēanti,
me qėllim qė tė mos lejohet tė
manipulohet me gjendjen reale ekzistuese
ekonomike nga qeveria apo ndonjė grup
tjetėr i interesit.
Me qėllim te rritjes sė buxhetit tė
sektorėve tė ndryshme tė rėndėsishme,
AKR-ja mendon se mėnyra e mirė ėshtė
aplikimi i niveleve tė ndryshme tė
tatimit nė produktet e caktuara si
alkooli, duhani, etj.
Ne jemi dėshmitarė tė njė politike tė
ēoroditur tatimore. Siē dihet, nė
mungesė tė vizionit dhe disiplinės,
qeveritė e deritashme mė shumė kanė qenė
tė orientuara qė arkėn buxhetore ta
mbushin pa marrė parasysh mėnyrėn.
Prandaj, sot kemi ngarkesa tatimore me
vend e pa vend, si p.sh. nė pajisjet dhe
lėndėn e parė apo TVSH-nė nė libra dhe
gazeta.
Me qėllim qė ta zgjidhim kėtė problem ne
do ta riorganizojmė politikėn fiskale
pėr interes afatgjatė tė ekonomisė
kosovare, nė fokus zhvillimin e fushave
prodhuese tė ekonomisė dhe fushave tjera
tė interesit tė veēantė, si dhe joshjen
e investimeve te huaja direke.
Deri ne momentin e privatizimit, do tė
forcojmė parimin e llogaridhėnies,
disiplinės dhe pėrgjegjėsisė nė
korporatat publike si PTK, KEK, Aeroport
etj, me qėllim tė riorganizimit
struktural nė drejtim tė fitimit tė
sinergjisė dhe efikasitetit financiar.
Duke u nisur nga fakti se buxheti i
Kosovės ėshtė i kufizuar, ne jemi tė
vetėdijshėm se duhet marrė vendime tė
prera dhe tė vėshtira. Resurset e
keqmenaxhuara do ti rialokojmė nė ato
fusha tė cilat janė me prioritet, si
arsimi dhe shėndetėsia. Ne do tė
insistojmė qė ndėrmarrjeve publike tė
keqmenaxhuara tu ndėrpritet financimi i
mėtejmė dhe insistimi nga ato qė tė
kontribuojnė nė buxhet. Pastaj nė
ministritė e ndryshme shpenzimet e
ndryshme tė pa arsyeshme dhe punėsim
efikas nė departamente tė ndryshme
shtetėrore. Jemi tė vetėdijshėm se kjo
nuk ėshtė lehtė, por megjithatė janė
hapa tė cilėt duhen tė ndėrmerren
patjetėr.
AKR ja do ta rregullojė edhe mė tutje
decentralizimin financiar, nė kuptim tė
kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė
komunave nė tatimin lokal.
Marrėdhėniet ekonomike me jashtė
Marrėdhėniet ekonomike me botėn e
jashtme AKR-ja do ti realizojė nė
kuadėr tė politikave liberale, gjithmonė
duke pasur parasysh interesin kosovar.
AKR-ja do ti inkurajojė ndėrmarrėsit
dhe ndėrmarrjet kosovare qė ti
intensifikojnė marrėdhėniet e tyre me
partnerėt e jashtėm, me qėllim tė
maksimalizimit te interesave te
ekonomisė kosovare.
Rėndėsi tė veēantė nė marrėdhėnie me
jashtė AKR-ja do ti japi fqinjėve.
AKR-ja beson se marrėdhėniet e mira
ekonomike me fqinjėt do tė reflektohen
edhe nė sferat tjera.
AKR-ja synon qė pozitėn gjeostrategjike
tė Kosovės si urė ndėrlidhėse nė
Ballkan, ta utilizojė si pėrparėsi
konkurruese - duke e hapur derėn pėr tė
gjithė investitorėt-ndėrmarrėsit e tė
gjitha vendeve pa diskriminim.
Asnjė limit nė kapitalin e huaj nuk do
tė imponohet. Kapitali i huaj do tė
trajtohet pa diskriminim si ai vendor.
AKR-ja beson se ekonomia e Kosovės duhet
tė adaptohet nė kėtė kohė tė
globalizimit, dhe tė zhvillojė
marrėdhėniet ekonomike me tė gjitha
vendet e botės, tė cilat janė pėr
interesin e ekonomisė kosovare.
AKR-ja beson nė evitimin e tė gjitha
pengesave dhe kufizimeve, nė
pėrputhshmėri me politikat e OBT, tė
cilat e pengojnė zhvillimin normal tė
marrėdhėnieve me botėn e jashtme, por
gjithnjė duke i pasur parasysh
interesat e vendit tonė.
Zhvillimi i ekonomisė sė gjelbėr
Ku tė jetė e mundur do ti pėrdorim
tatimin e ambientit dhe lejet speciale
me qėllim tė inkurajimit tė njerėzve qė
tė veprojnė konform kėrkesave pėr
ruajtjen e ambientit.
Do tė insistohet nė pėrdorimin e taksės
pėr ndotėsit e ambientit. Taksa e
gjelbėr ėshtė taksė ndryshe - jo taksė
mė shumė.
AKR pėr bujqėsinė
Si sektori mė i rėndėsishėm i Ekonomisė
Kosovare qė kontribuon nė zhvillimin e
saj, AKR, bujqėsinė e ka futur nė
fillim tė listės. Arsyeja ėshtė tejet e
qartė: bujqėsia nė afatin e shkurtė dhe
tė mesėm ėshtė sektori me mundėsi me tė
mėdha pėr punėsim dhe rritje ekonomike.
Bie fjala bujqėsia nė vitin e fundit
ishte sektori i vetėm i cili shėnoji
rritje nė eksport derisa tė gjitha
sektorėt tjera treguan rėnie. Ky sektor
ėshtė shumė i favorshėm nė aspektin e
vėllimit tė investimeve dhe afatit tė
kthimit tė investimeve. Krijimi i
vendeve tė punės nė ketė sektor nuk
kėrkon investime tė mėdha. AKR beson se
nė bujqėsi mundet pėr tė bėrė shumė mė
shumė, andaj synimet AKR do tė jenė:
Krijimin e njė agjencioni apo
institucion tė ngjashėm (p.sh. fond)
pėr pagesa pėrmes se cilit do tė kishte
mundėsi tė kontribuonte qeveria dhe
donatoret nė drejtim qė Kosova do tė
krijonte eksperiencė qė mė vonė tė
thithe fonde strukturale nga
institucionet ndėrkombėtare si p.sh.
AER-i.
Pėrmes fondit do tė pėrkrahen fermerėt
drejtpėrdrejte nėpėrmjet grandeve
plotėsuese. Nė ketė drejtim, duhet cekur
se, qeveria deri mė tani duke hezituar
ka kontribuar nė humbjen e mundėsisė sė
alokimit tė disa mjeteve tė cilat me
parė ishin tė alokuara pėr Kosovė, dhe
pikėrisht pėr sektorin e bujqėsisė
(mjetet e ABU-se)..
AKR do tė krijojė njė politike mė tė
favorshme pėr rritjen e huadhėnies sė
bankave pėr sektorin e bujqėsisė.
Politikat e favorshme te AKR duhet te
sigurojnė nxitjen e kėtij sektori duke
pasur parasysh kufizimet e forta
buxhetore drejt:
Ristrukturimit te sektorit bujqėsor nga sektori tradicional
drejtė sektorit komercial.
AKR do tė angazhohet qė te gjeje
mekanizma pėr te inkurajuar
koperativizimin e bujqve me qėllim tė
arritjes sė shkallės ekonomike. Kjo do
tė mundėsonte edhe investime mė tė mėdha
nė modernizimin e teknologjisė dhe
rritjes sė rendimenteve.
AKR do tė insistojė nė aplikimin e
farave tė reja dhe metodave tė
kultivimit tė pemėve dhe perimeve qė nė
shumė vende tė zhvilluara kanė treguar
sukses shumė tė madh duke tejkaluar disa
herė standardet e prodhimit
tradicionalė.
Rritjen e eksportit tė produkteve
bujqėsore dhe ushqimore, qė do tė
mundėsonin pėrdorimin mė tė efektshėm tė
mundėsive ekzistuese dhe do tė
garantonin punėsim nė zonat rurale.
Mbėshtetjen e synuar me tė cilėn do ta
bėnin bujqėsinė mė konkurruese,
themelimi i njė institucioni tė pavarur
nė pėrkrahje tė drejtpėrdrejtė tė
fermerėve, politika kreditore me tė
volitshme etj.
Duhet ti kushtohet vėmendje tė veēantė
edhe zhvillimit tė bujqėsisė organike,
konform standardeve evropiane.
Mbrojtjen mjedisore dhe diversitetin
biologjik si dhe menaxhimin ekologjik
dhe mjedisor.
Diversifikimi i aktiviteteve ekonomike
nė zonat rurale (duke pėrfshirė
peshkatarinė dhe pylltarinė), duke dhėnė
mundėsi shtesė pėr prodhuesit bujqėsorė.
Politikat nėn-sektoriale tė definuar
qartė, me pėrparėsi ndaj nėn-sektorėve
me aftėsi konkurruese pėr zėvendėsimin e
importit tė disa produkteve si dhe
eksportin eventual te produkteve te
caktuara tė nėn-sektorėve te:
o
Qumėshtit
o
Mishit
o
Pemėve dhe Perimeve
o
Drithėrave
o
Bimėve foragjere
Energjetika dhe minierat
AKR-ja, energjetikėn e konsideron si
barrierėn kryesore pėr zhvillimin
ekonomik dhe thithjen e investimeve tė
huaja. Nė vend se ky sektor tė jetė
katalizatori ekonomik duke u nisur nga
fakti se tė gjitha kushtet ekzistojnė si
resurset natyrore (Kosova disponon me
rreth 11.5 miliardė tonė thėngjill, dhe
me lumenj malor) po ashtu edhe ato
humane dhe know how, ngase me decenie
tė tėra Kosova prodhon rrymė.
Objektiv kryesor i AKR-sė
ėshtė qė ekonominė kosovare ta
furnizojmė pa ndėrprerė me rrymė. Duke u
nisur nga potenciali konsiderojmė se
Kosova jo qė nuk guxon tė ketė mungesė
tė energjisė elektrike, por ajo duhet tė
jetė edhe mė e lira nė rajon si dhe tė
bėhet eksportuese serioze. Dhe, tė
pėrmbushen standardet evropiane me
qėllim tė anėtarėsimit tė Kosovės nė
Kartėn Evropiane tė Energjisė. Prandaj:
AKR-ja angazhohet pėr zhvillimin e SEE
tė Kosovės dhe shndėrrimin e tij nė njė
sistem modern Evropian. Ky sistem do tė
sigurojė furnizim tė konsumatorėve me
energji elektrike kualitative dhe me
ēmim (20-25 % me tė lirė se rajoni)
konkurrues me rajonin.
Kėtė AKR-ja do ta realizojė duke
investuar nė rrjetin pėrēues dhe
shpėrndarės ngase siē dihet 20-30 % e
rrymės humbet nė rrjet. Kėshtu AKR-ja do
ti kursej rreth 250 MWh tė cilat
vlerėsohen se humben, dhe do ta rritė
shkallėn e kontrollit tė shpenzimeve
(inkasimin) deri nė 90%. Sikurse qė me
investimet nė Kosova A dhe B, AKR-ja
konsideron se me kapacitet e tashme
prodhimi i rrymės mund tė tejkalojė 950
MWh.
AKR-ja gjykon se njė rritje vjetore e
konsumit tė energjisė prej 7% krijon
nevojėn pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė
reja prodhuese.
Pėr tė plotėsuar nevojat e tashme dhe tė
ardhshme, AKR-ja konsideron qė ndėrtimi
i termocentralit me gazė tė gjelbėr,
tė kapacitetit jo mė tė madh se 700 MW3,
ėshtė zgjidhja e problemit afatgjatė.
Edhe prodhimi i energjisė me energji
alternative tė ripėrtėrirė do tė jetė
nė fokusin e AKR-sė. Si bie fjala,
pėrfitimit tė energjisė nga uji ku nė
periudhėn afatmesme AKR-ja konsideron
se mundėsit reale janė qė tė prodhohen
deri 300 MW ( me Zhurin e madh dhe
disa hidrocentrale tė vogla me kapacitet
15-30 MW). Po ashtu, rėndėsi do ti
kushtohet edhe shfrytėzimit tė energjisė
solare, erės gjeo-termale dhe djegieve
tė mbeturinave.Sikurse
synon qė Kosovėn ta inkuadrojė nė
projektet e pėrbashkėta tė Sistemeve
Trans-Evropiane (TEN) tė energjisė
elektrike tė gazit natyror
ndėrkombėtar.Problemet menaxhuese nė
KEK, problemet me rrjetin e tanishėm tė
bartjes dhe shpėrndarjes, menaxhimi i
dobėt, tė zgjidhen me riorganizimin
struktural tė cilin AKR-ja e planifikon
ta implementojė. Meritokracia,
pėrgjegjėsia, dhe llogaridhėnia janė
konceptet themelore mbi tė cilat bazohet
plani i AKR-sė.Pėr
tė pėrmirėsuar problemet e theksuara
mjedisore, AKR-ja insiston nė vendosjen
urgjente tė stabilimenteve filtruese nė
tymtarėt industrialė konform standardeve
ndėrkombėta |